1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

SHOQËRIMI I SË KEQES NDIKON GRADUALISHT NË MENDJEN E NJERIUT – Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

Më të lexuarat

Ajo që më së tepërmi devijon dhe e shmangë njeriun nga e vërteta, është shoqërimi i së kotës në formë konkrete apo abstrakte, pa njohje të mëhershme të drejtë ndaj së vërtetës, siç është transmetuar në një thënie: “Shikimi i tepërt në të pavërtetën, largon njohjen e së vërtetës nga zemra”.

Për këtë, tekstet hyjnore tërheqin vërejtjen nga thellimi, shikimi i vazhdueshëm apo ndenja me ithtarët e së kotës “mos rrini me ata derisa të mos hyjnë në bisedë tjetër”. (Nisa, 140)

Për arsye se, zemra e përvetëson mendimin apo idenë pak nga pak, derisa ato të mbizotërojnë atë, për këtë Allahu duke sqaruar fatin e tyre (që rrinë së bashku) më pas tha: “Përndryshe, ju do të jeni si ata” (Nisa, 140)

Pra, gjendja e juaj do të jetë e njëjtë me të tyren, dhe ky është shkaku për devijimet e shumta tek njerëzit, andaj paganët kur u pyetën : “Çfarë u solli juve në Sekar (xhehenem)?” thanë: “dhe jemi lëshuar në biseda të kota me bjerraditësit”.

Ahmed ibn Hanbeli transmeton nga ibn Mesudi, radijallahu anhu, se ka thënë: “Njerëzit me më tepër gabime janë ata që më tepër përzihen me të kotën”.

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit