20.3 C
Pristina
Friday, May 31, 2024

REISUL ULEMAJA VIZITOI BEZISTENIN DHE KAPANHANIN – TASHMË PRONA TË BFI

Më të lexuarat

Të enjten më 26.05.2022, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i shoqëruar nga Myftiu i Shkupit, Dr. Qenan ef. Ismaili me operativën e Myftinisë së Shkupit, Drejtori i Medresesë Isa Beu, Prof. Ibrahim ef. Idrizi, Drejtori i Sektorit për Arsim dhe Shkencë në Rijasetin e BFI Prof. Jusuf ef. Zimeri, Shefi i Kabinetit Dr. Abdilkerim ef. Iseni dhe profesorë e profesoresha të Medresesë Isa Beu, pas përfundimit të solemnitetit të përcjelljes së maturanteve të paraleles së vajzave – Shkup e bënë një vizitë e shkurtër te BEZISTENI dhe KAPANHANI në Çarshinë e vjetër të Shkupit, tanimë prona-pasuri e madhe e denacionalizuar vitin 2021 që i takon Bashkësisë Fetare Islame, gjegjësisht Myftinisë së BFI Shkup.

Në këtë objekte, Reisul Ulema u njoftua më detajisht për këto prona dhe planifikimet për shfrytëzimin e tyre në të ardhmen, për të mirën e BFI dhe Islamit në vendin tonë. Delegacioni i lartëpërmendur, bëri një ndejë të këndshme në Kapanhanin e Çarshisë – Shkup, ku kishim mundësi të festojnë dhe bisedojnë për procedurën që u bë në lidhje me kthimin e këtyre objekteve tashmë pronë e BFI-së, si dhe për pronat e tjera që janë në procedurë e sipër, e të cilat së shpejti, me lejen e Allahut Fuqiplotë pritet të kthehen tek pronari legjitim, pra BFI.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit