11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Shoqëria civile në veri: Asociacioni të mos jetë monoetnik

Më të lexuarat

Dushan Radakoviq nga organizata ACDC,  ka thënë se Asociacioni nuk mund të jetë monoetnik, i përbërë vetëm nga serbët.

Ai ka shtuar se Asociacioni duhet të përfshijë edhe boshnjakë, goranë, ashkali, të gjithë duhet të jenë, edhe shqiptarët në veri.

“Natyrisht, çdokund, në Kllokot, në Novobërdë, ku janë mbi 30 për qind shqiptarë, duhet që Asociacioni të jetë i të gjithëve. E dyta, një gjë që po e harrojmë të gjithë, Kushtetuta e Kosovës  dhe Ligji për vetëqeverisjen lokale lejojnë bashkimin e komunave për interesa të përbashkëta… Ne edhe tani e kemi një Asociacion të komunave. Është me rëndësi kjo. Këtu problemi është vetëm te mënyra e ligjshme e financimit nga Serbia dhe që këto mjete të jenë transparente përmes Thesarit të Kosovës” – ka thënë Radakoviq në emisionin “Kallxo Përnime”.

Sipas tij, nuk do të ketë vendime të këtij Asociacioni apo Bashkësie, të drejtuara qëllimisht kundër shqiptarëve, apo kundër  ashkalinjve apo kundër egjiptianëve.

“Këtë nuk e shoh unë dhe këtë askush nuk e ka thënë kurrë” – ka thënë më tej ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit