8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Zgjuarsia e El Mu’temid ibën Abadi në përgjigjjen që i dha Alfonsos

Më të lexuarat

Alfonso i dërgoi një mesazh talljeje dhe poshtërimi El-Mu’temid Ibën Abadit princit të Sevilias Muslimane të cilën e kishte rrethuar me ushtrinë e tij duke i thënë:
“Më kanë lënduar mizat e vendit tënd, kështu që nëse e sheh të arsyeshme që të më dërgosh një freskuese që ti largoj mizat do të ishte mirë!!!


El Mu’temid ibën Abadi u përgjigj vetëm me një rresht: Pasha Zotin, nëse nuk kthehesh, do të freskoj me një freskuese që e kanë vetëm Almoravidët.
Një rresht i bekuar, një rresht historik që pati ndikimin e tij për atë që do ndodhte më pas. Alfonso me të lexuar emrin e AlMORAVIDËVE tërhoqi ushtrinë dhe u kthye pas.

Prijësi Al Moravids Jusuf Ibn Tashfin jetoi midis viteve (400-500 hixhri / 1009-1106). Ai e shpëtoi Andaluzinë dhe e vonoi rrëzimin e saj edhe për 4 shekuj të tjerë! Ai vendosi ligjin e Zotit në Andaluzi dhe në mbarë Magrebin Arab! Problemet dhe anarkia kishin përfshirë mbarë botën islame, por në Marok dhe Andaluzi ishin më prezente.


Kalifati Abasid ishte i dobët, shteti mbretërues Ubejdit po zgjerohej dhe po përhapte blasfeminë e tij, ndërsa kryqtarët filluan të zbrisin në brigjet e Shamit! Sunduesit e principatave në Andaluzi ishin në konflikt të vazhdueshëm me njëri tjetrin dhe po binin dalëngadalë në prehrin e armikut kryqtar duke treguar besnikëri ndaj tyre, duke i joshur për vendet dhe duke u zbuluar sekretet e qyteteve, edhe pse i shihnin me sytë e tyre se si kështjellat islamike binin në duart e kryqtarëve!


Ndërkohë, ylli i heroit tonë, Jusuf bin Tashfin, u shfaq dhe ndriçoi për tu bërë strehë e dijetarëve dhe njerëzve të pambrojtur dhe simboli i gjithë umetit. Beteja e Zalakas u bë njëra nga betejat më të famshme në histori! Emri i Ibn Tashfin u lidh ngusht me shtetin e madh të Almoravids, ky shtet që përhapi monoteizmin, errësoi tiparet e politeizmit, bashkoi vendet e Marokut pastaj Andaluzinë dhe mboshti të gjithë armiqtë. Ishte vetë ai që e kishte jetuar themelimin e kësaj dinastie të begatë.

/Marrë nga Andaluzia Islame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit