Pamje shokuese janë ato që vijnë nga Rripi i Gazës gjatë javëve të fundit ku kanë humbur jetën dhjetra të rinj palestinez nga goditja e snajperëve të ushtrisë izraelite.
Videoja e fundit është publikuar nga gazeta izraelite Haaretz duke denoncuar momentin kur një snajper i ushtrisë hebreje qëllon një të ri palestinez dhe më pas feston si i cmendur me shokët e tij.
Imazhet kanë shkaktuar debat edhe në Izrael ku ka mjaft prej tyre që represionin ndaj civilëve nuk e shohin si zgjidhje qoftë edhe për çështje sigurie, siç justifikohet ushtria izraelite për vrasjet në fjalë.