9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

SHOKËT – Hoxhë Irfan Salihu

Më të lexuarat

Imam El-Evzai, Allahu e mëshiroftë, thotë:
“Shoku për shokun është sikur arni për rrobën, nëse ai (arni) nuk është i ngjashëm me të, e shëmton atë.”
“Behxhetu El-Mexhalis”, 150.

Omer ibn Hattab, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë:
“Njeriut nuk i është dhënë diçka më e mirë, pas Islamit, sesa një vëlla i devotshëm besimtar.”
Kutu El-Kulub, 2/178.

Malik ibn Dinar, ka thënë:
“Më mirë është të mbani gurë me shokë të ndershëm se sa të hani ëmbëlsira me shokë të prishur.”
“Ravdatul-ukala”, fq.100.

Shejh Uthejmini, Allahu e mëshiroftë thotë: “Kur ta shohësh vëllain tënd besimtar në gjendje të rëndë thuaji: “Përgëzohu, sepse çlirimi është afër!”
E kur ta shohësh në vështirësi thuaji: “Përgëzohu, sepse lehtësimi është afër!” “Sherh Rijad Es-Salihin”, 4/116.

Shejh Uthejmini, Allahu e mëshiroftë thotë:
“Nëse e sheh se shokët e tu të udhëzojnë e të ndihmojnë drejtë të mirës dhe nëse harron e nuk di, të përkujtojnë e të mësojnë, atëherë mbaje fort shoqërinë me ta.
E nëse e sheh se shoku yt është i pakujdesshëm kundrejt teje dhe nuk i intereson a prishet feja jote apo jo, madje ndoshta edhe përpiqet të ta prish fenë, atëherë ruaju prej tij, sepse ai është helm vrasës.”
“Sherh Rijad Es-Salihin”, 2/365.

Imam Albani, Allahu e mëshiroftë, thotë:
“Në shumicën e rasteve, armiqësia dhe bojkoti ndodh për shkak të paragjykimeve dhe iluzioneve që njeriu i ka ndaj vëllait të tij musliman.”
“El-Huda’ ue En-Nu’r”, kaseta nr.23.

Jezid ibn Habib, Allahu e mëshiroftë, thotë:
“Nuk lejoj që një vëlla i imi besimtar të zemërohet dy herë me mua. Përkundrazi, shikoj se çfarë ai urren dhe nuk e bëj më.”
“Tedhkiretu El-Huffadh”, 1/87.

Zoti na dhashtë shoqëri të mirë!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit