12.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Shkup, fillon Panairi i 28 i librit

Më të lexuarat

Mbi 70 shtëpi botuese do të marrin pjesë në Panairin e 28-­të të librit i cili zyrtarisht do të hapet sonte në orën 19, në Metropolis Arena. Për vizitorët panairi do të hapet prej nesër deri më 18 prill.

Nga panairi i Shkupit presin rreth 40.000 vizitorë në Panairin e librit i cili, pas Panairit të mobiljeve, është manifestimi i dytë i panairit sipas frekuentimit në Shkup. Do të ofrohet literaturë nga autorë vendorë dhe të huaj, beletristikë, botime shkencore, libra për fëmijë, libra shkollorë.

Botuesit do të organizojnë edhe promovime dhe takime me autorë në stendat e tyre, por edhe në Qendrën promovuese në Metropolis Arena në të cilën për shtatë ditët e panairit janë planifikuar mbi 30 promovime. Krahas botueseve vendorë do të ketë edhe të huaj nga Shqipëria dhe Serbia, ndërsa Ambasada e Suedisë do të organizojë prezantim të literaturës për fëmijë.

Ngjarje shtesë që do të organizojë Panairi i Shkupit (më 14 prill) është ligjërata e shkrimtarit, sociologut dhe oratorit motivues kroat Bruno Shimlesha, i cili është mes dhjetë autorëve më të lexuar kroatë të librave nga sfera e psikologjisë popullore.

Sipas paralajmërimeve, panairin do ta hapin shkrimtarët Rade Sijan dhe Sasho Dimovski. Orari i punës së Panairit është prej orës 10 deri në orën 20, çmimi i biletës është 30 denarë, gjegjësisht 20 denarë për vizitorët në grupe.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit