9.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

SHKRIM SHUMË I DOBISHËM

Më të lexuarat

Ka melaike që janë ngarkuar me marrjen e shpirtrave. Ai është meleku i vdekjes, i cili ka ndihmës në punët e tij. Ata zbresin me qefin dhe parfum (hanut) te shpirti që del nga trupi, nëse është besimtar, Allahu na bëftë prej tyre! Melaiket zbresin me qefin dhe parfum prej xhennetit tek besimtari, por nëse është prej banorëve të zjarrit melaiket zbresin me qefin dhe parfum prej zjarri. Pastaj zbresin melaiket tek ai që i ka ardhur agonia e vdekjes, ia nxjerrin shpirtin derisa të arrijë në fyt dhe kur arrin shpirti në fyt, e nxjerrmeleku i vdekjes dhe pastaj ua dorëzon atë shpirt ndihmësve të tij, që e vendosinnë qefin të parfumuar. Melaiket qefinosin dhe parfumojnë shpirtin, ndërsa njerëzit qefinosin dhe e parfumojnë trupin. Ky është kujdesi i Allahut ndaj robërve tëTij. Melaiket e qefinosin shpirtin ndërsa njerëzit e qefinosin trupin e për këtë ka thënë Allahu i Lartësuar: “Kur njërit nga ju i vjen vdekja, të dërguarit tanë (melaiket) e bëjnë të vdekur (ia marrin shpirtin), duke mos bërë kurrfarë lëshimi (pa përjashtim).” (En-Neml: 61)

Allahu i Madhëruar i ka dhënë fuqi melekut të vdekjes në marrjen e shpirtrave në lindje e perëndim, i merr shpirtrat edhe nëse vdesin në një moment; nëse një grup njerëzish i godet ndonjë fatkeqësi dhe të gjithë vdesinnë një kohë, meleku i vdekjes i merr shpirtrat e tyre në të njëjtin moment. Mos u çudit sepse melaiket nuk krahasohen me njerëzit, pasi Allahu u ka dhuruar forcë më të madhe se xhinëve; xhinët janë më të fortë se njerëzit, kurse melaiket janë më të fortë se xhinët. Shih tregimin e Sulejmanit alejhis-selam, i cili thotë: “(Sulejmani tha): “O pari, kush prej jush do të më sjellë fronin e saj, para se ata të vijnë të dorëzuar? Njëri nga xhinët -ifriti tha: “Unë do të ta sjell ty para se të ngrihesh prej vendit, unë për këtë jam i fuqishëm dhe i sigurt.” (En-Neml: 38-39) Froni ishte në Jemen, kurse Sulejmani alejhis-selam në Sham, një muaj largësi mes tyre, por ai tha: “Unë do të ta sjell ty para se të ngrihesh prej vendit, unë për këtë jam i fuqishëm dhe i sigurt.” Sulejmani alejhis-selam zakonisht ngrihej nga vendinë orë të caktuar. “Po ai i cili ishte i pajisur me dijen e Librit, tha: “Unë do të ta sjell ty sa çel e mbyll sytë.” (En-Neml: 40)

I dyti ishte më i shpejtë se i pari: “Kur (Sulejmani) pa (fronin)”, e pa për një moment të shkurtër: “para tij”, dijetarët kanë thënë se kush kishte dituri prej librit, e ka lutur Allahun me emrin e Tij më madhështor, melaiket e kanë mbajtur Arshin prej Jemenit deri në Sham brenda kësaj kohe e nga kjo kuptojmë se melaiket janë më të fuqishëm se xhinët. Mos u çudit nëse njerëzit vdesin në lindje e perëndim në një moment dhe ua merr shpirtin një melek i vetëm, siç ka thënë Allahu: “Thuaju: “Shpirtin do t’jua marrë meleku i vdekjes, i cili është caktuar për ju, e pastaj do të ktheheni te Zoti juaj.” (Es-Sexhde: 11) Kur Allahu i thotë melekut të vdekjes merrja shpirtin të gjithë atyre që duhet të vdesin, a ka mundësi të thotë jo? Nuk ka mundësi sepse melaiket nuk i thyejnë urdhrat e Allahut. Kur Allahu i tha lapsit shkruaj gjithçka që do të ndodhë deri në Ditën e Kiametit, lapsi i ngurtë e shkroi. Kur Allahu azze ve xhel-le jep ndonjë urdhër, atë e kundërshton vetëm ndonjë xhinn ose bir i Ademit, por melaiket nuk e kundërshtojnë urdhrin e Allahut.

Komentar i librit Rijadu Salihin (1/406-107).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit