Ceremonia e varrimit të Qassem Soleimani në Teheran ka nxjerrë në sheshe mijëra njerëz.
Por ky mbipopullim ka lënë pas edhe dhjetëra të vdekur.
Është agjencia e lajmeve iraniane ISNA që shkruan në Twitter se ende nuk dihet numri i saktë i njerëzve të vdekur.
‘Fatkeqësisht, mbipopullimi dhe mbushja me njerëz në qytetin e Kerman ka lënë pas një numër të qytetarësh të vdekur dhe disa të lënduar, të cilët janë transferuar në spitale’, shkruan në Twitter, agjencia ISNA.
Sipas një informacioni thuhet që kanë mbetur të vrarë 40 vetë ndërsa mbi 217 veta janë të plagosur, e gjitha kjo ka ndodhur duke e varrosur një njeri!
Mijëra njerëz kishin dalë në ceremoninë e Soleimanit në qytetin e tij të lindjes, Kerman.
Gjenerali i cili ishte komandat i Gardës Revolucionare i vrarë nga një raketë amerikane në Irak, njihej si njeriu i dytë më u fuqishëm i Iranit.
© SYRI.net