16.8 C
Pristina
Sunday, June 16, 2024

Kastriot Reçi u ekzekutua me snajper

Më të lexuarat

Hetimet e policisë në lidhje me zbardhjen e ekzekutimit të Kastriot Reçit, ende nuk kanë arritur në ndonjë përfundim.

Fillimisht u tha se ishin dy persona me një makinë që qëlluan ndaj Reçit, por prova nuk janë gjetur në vendin e ngjarjes.

Deri më tani, policia nuk ka gjetur asnjë gëzhojë dhe asnjë provë tjetër në vendin e krimit, të ndodhur vetëm pak metra larg lokalit ‘Mirdita’ në pronësi të viktimës.

Dyshimet janë ngritur se bëhet fjalë për një ekzekutim profesionistësh, ku Kastriot Reçi është qëlluar me snajper.

Dëshmitarët të shumtë kanë thënë se nuk kanë dëgjuar asnjë zhurmë, apo krismë, veç kur kanë parë që Reçi është shembur në tokë.

Pista ku po hetohet tani është pikërisht ekzekutimi me snajper i Kastriot Reçit.

Kastriot Reçi ka qenë ortak i televizionit “M+”, të cilit i është hequr licenca me vendim Bordi të AMA-s në vitin 2018. Aktualisht, Reçi ishte pronar i një televizioni lokal kabllor, “Lisus”.

Dy vite më parë në Itali u ekzekutua vëllai i tij, Gasper Reçi i cili dyshohet të merrej me veprimtari të paligjshme. Ekzekutimi i shtatorit të 2017-ës i Gasper Reçit dyshohet të ketë ardhur si hakmarrje për vrasjen e Kreshnik Gjinit në prill 2017 në Belgjikë. Por vrasja e parë që nisi serialin e ekzekutimeve ishte ajo e vitit 2016 në qendër të Burrelit e ish-zyrtarit të OSHEE për Veriun, Saimir Jaku, i vrarë në një skemë të ngjashme si Kastriot Reçi sot, teksa pinte kafe në lokal në qendër të Rrëshenit. Vrasja e 2016-ës është mbyllur pa autor ndërsa në atë kohë u dyshua si autor edhe Kastriot Reçi, por përfshirja e tij nuk u faktua asnjëherë, ndaj dhe u lirua.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit