10.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Shkëndije Mujaj: Burri im duhet të jetë mysliman

Më të lexuarat

Është e njohur nga showbizi. Por ajo shpeshherë ka shfaqur një dashuri për fenë dhe përpikëri në praktikimin e Islamit edhe pse ajo pranon mangësitë e saj në përmbushjen e plotë të rregullave fetare Islame.
Në një intervistë, me shumë pyetje provokuese për fenë e saj, ajo ka folur shumë qartë duke treguar disa nga anët e saj të besimit.
Intervista është bërë vitin e kaluar në Ramazan ku ajo ka treguar se gjatë muajit të Ramazanit i le disa harame: “Agjërimi në fenë Islame ka për qëllim lartësimin shpirtëror, edukimin moral, përgatitjen e njeriut që ti mbizotërojë emocionet e epshet dhe të behët i pavarur prej tyre… Prandaj natyrisht se edhe unë si Shkëndije që jam e involvuar në show bizz pikërisht këto çka i ceka iu kom shmangur gjatë këtij muaji të shenjt. Kam anashkaluar daljen në vende publike në disko e të ngjashme, kam ndalur ekspozimin e trupit, kam ndaluar edhe xhirimet e ndryshme që kanë qenë në data të rëndësishme gjatë ramazanit, për tu mos u larguar nga ibadatet”- u shpreh ajo.
Ajo ka thënë se përveç që po agjëron, ajo edhe praktikon faljen e namazit, me qëllim që të fitojë mëshirën e Allahut.
Këto janë disa pyetjet që i janë bërë Mujës:

A do të pranonit të martoheni me ndonjë hoxhë?

Shkëndije Mujaj: Allahu është ndryshues i zemrave dhe bën si do Ai … nëse Allahu ta ka bërë dikë rrizk të bën që edhe ti ta pranosh. Nuk e di unë, Allahu e din më se miri.

A mendoni të mbuloheni në të ardhmen?
Shkëndije Mujaj: Zoti e din atë.

A do të pranonte Shkëndija të martohej me ndonjë mashkull të një besimi tjetër?
Shkëndije Mujaj: Edhe pse unë udhëtoi shumë me ka rastisë puna të më paraqiten lloj lloj nacionalitete. Por, qëndrimi im është i tillë se nëse çdo gjë është në rregull përputhem dhe ai do pranonte të konvertohet në Islam ndoshta.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit