11.6 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Në histori, kërkova shembullin e një njeriu të shkëlqyer, e atë e gjeta te profeti arab

Më të lexuarat

Gëte
Thotë: “Njeri i shkëlqyer, dritë e Zotit, u përpoq që, atë dritë, ta përhapte në botë, por bota u ngrit kundër tij. Dety­ro­het të bëjë kompromis, derisa të vinte çasti që të ndikonte tek ata. Në histori, kërkova shembullin e një njeriu të shkëlqyer, e atë e gjeta te pejgamberi arab“.
“Ai është pejgamber dhe jo poet.“..
“Mrekulli nuk mund të bëj, tha
pejgamber,
Mrekullia më e madhe është që unë jam“.
“Kreu i qenieve të krijuara / Muhammedi“.
“Jezusi ndjehej i pastër dhe qetësisht mendonte
(për) Një dhe të Vetmin Zot;
Kush atë vetë në Zot e shndërroi
Ka fyer vullnetin e tij të shenjtë.
Dhe kështu duhet e drejta të ndriçojë
Atë që edhe Muhammedi mori;
Vetëm me konceptin e (Zotit) Një
Ai gjithë botën ka mbizotëruar“.
“Dhe tash më vjen ti, me një shenjë
Varur, që mes të tjerash…
Më tepër e përçmoj.
Gjithë këtë çmenduri moderne
Do të ma sjellësh në Schiras!
U dashka që unë, në gjithë obsesionin e saj,
Të këndoj për dy copa druri të kryqëzuara?”
“Dashke të bësh për mua Zot
atë figurë të mjerë në (atë copë) dru!”
“E ashtuquajtura ruzare muhamedane, në të cilën emri i All-llahut lartësohet me nëntëdhjetenëntë cilësi, është një litani e tillë lëvdimi. Cilësi pohuese e mohuese, tregojnë të pakon­cep­tueshmen Qenie (Wesen); lutësi mbetet i mrekulluar, nënshtrohet dhe qetësohet“.

 

Në kapitullin e “Divanit…“., për Rumiun, Gëte përshkruan të drejtuarit me lutje e lëvdime, ndaj All-llahut dhe bekimin për këtë, ibid, f. 9, 10.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit