5.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Shkencëtarët: mushkëritë shërohen në mënyrë magjike pas lënies së duhanit

Më të lexuarat

Mushkëritë tuaja kanë një aftësi gati “magjike” për të korrigjuar mutacionet kancerogjene të shkaktuara nga pirja e duhanit – por vetëm nëse konsumin e tij, thonë shkencëtarët.

Deri më tani, mutacionet që çojnë në kancer të mushkërive janë menduar të jenë të përhershme dhe të vazhdueshme edhe nëse e lini duhanin. Por një zbulim befasues, botuar në revistën Nature, tregon se ato pak qeliza që shmangin dëmtimin mund të “rregullojnë” mushkëritë.

Ky efekt është vërejtur edhe te pacientët që pinin një paketë cigaresh çdo ditë për 40 vjet para se të linin duhanin.

Mijëra kimikate në tymin e cigares shkaktojnë ndryshime në strukturën e ADN-së në qelizat e mushkërive, duke i shndërruar ngadalë ato nga të shëndetshmet në kanceroze.

Studimi zbuloi se kjo ndodh në një shkallë të gjerë në mushkëritë e duhanpirësve edhe para se të zhvillohet kanceri.

Shumica e qelizave të marra nga rrugët e ajrit të duhanpirësve u mutuan me duhan dhe përmbajnë deri në 10,000 ndryshime.

“Këto mund të konsiderohen si bomba në miniaturë që presin goditjen tjetër që do t’i shtyjë në shndërrim në kancer”, thotë Dr. Kate Goëers, një nga studiuesit në University College London (UCL).

Por një pjesë e vogël e qelizave mbetet e paprekur.

Është e paqartë se si ato shmangin shkatërrimin gjenetik të shkaktuar nga pirja e duhanit, por shkencëtarët thonë se mundët që të mbijetojnë në një lloj bunkeri.

Pasi një person ndalon pirjen e duhanit, këto qeliza rriten dhe zëvendësojnë qelizat e dëmtuara të mushkërive.

Te njerëzit që e lënë pirjen e duhanit deri në 40 përqind të qelizave të tyre, duken si njerëz që kurrë nuk kanë pirë duhan.

“Ne ishim plotësisht të papërgatitur për një zbulim të tillë”, tha Dr. Peter Campbell i Institutit Sanger, i cili shtoi: “Ka qeliza që rinovojnë si me magji pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes.”

Një nga gjërat mahnitëse ishin pacientët që e kishin braktisur duhanin edhe pas 40 vjetësh konsum dhe që kishin qeliza të rinovuara pa ndikim nga duhani.

Shkencëtarët ende nuk kanë përcaktuar se sa prej mushkërive shërohen.

Studimi u përqëndrua në rrugët kryesore ajrore, jo alveolat e vogla, përmes të cilave oksigjeni transportohet nga ajri në mushkëri.

Rreth tre të katërtat e rasteve të kancerit të mushkërive janë shkaktuar nga pirja e duhanit.

Studimet e mëparshme kanë treguar që rreziku i kancerit të mushkërive zvogëlohet pothuajse nga dita kur njerëzit pushojnë pirjen e duhanit, dhe u supozua se për shkak të ndërprerjes së pirjes së duhanit, mutacionet e mëtejshme të shkaktuara nga ai pushojnë.

Dr. Rachel Orritt nga Shoqata Britanike e Kërkimit të Kancerit thotë se është motivuese që njerëzit të kenë një përfitim të dyfishtë pasi të lënë duhanin: ata ndalojnë shfaqjen e dëmtimit të mëtejshëm të qelizave të mushkërive dhe hapin hapësirën për mushkëritë që të mbrojnë qelizat e shëndetshme nga dëmtimet ekzistuese. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit