20.3 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Franca përballet me thirrjet për të hetuar sulmet e saj ajrore në Mali

Më të lexuarat

Franca u përball me thirrjet nga grupet e të drejtave të njeriut të enjten për të hapur një hetim mbi sulmet ajrore nga forcat e saj në Mali pasi një hetim i Kombeve të Bashkuara tha se Franca vrau 19 civilë në një sulm ndaj një dasme në muajin Janar.
Hetuesit e OKB-së botuan të martën një raport në lidhje me sulmin e 3 janarit, duke arritur në përfundimin se sulmi në fjalë vrau 19 civilë dhe tre burra të armatosur pranë fshatit qendror Bounti të Malit.

Franca, e cila ka më shumë se 5,000 trupa në Mali dhe vendet fqinje të Afrikës Perëndimore për të luftuar me militantët e lidhur me al Kaidën dhe Shtetin Islamik, hodhi poshtë përfundimet, duke thënë se goditi vetëm militantët islamikë.

Grupet e avokimit vendas dhe ndërkombëtarë, duke përfshirë Shoqatën Maliane për të Drejtat e Njeriut (AMDH), Amnesty International dhe Oxfam France, kërkuan që Franca dhe Mali të kryejnë hetimet e tyre të pavarura. /Mesazhi.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit