3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Shkencëtarët gjetën një planet që është më i përshtatshëm për jetë sesa Toka?

Më të lexuarat

Hulumtimi në galaktika për ngjashmëri me botë ku jetojmë

Shkencëtarët kanë zbuluar një planet të ri që mendohet të jetë më i banueshëm se planeti Tokë.

Ky ekzoplanet është 1200 vjet dritë nga Toka.

Shkencëtarët kanë zhvilluar një indeks të ri që do të ndihmojë në zbulimin e ekzoplaneteve që janë të banueshëm ose më të banueshëm se planeti ynë.

Sipas kriterit të ri, planeti Tokë ka një banueshmëri të përafërt prej 0,829. Kepler-442b është një ekzoplanet që u zbulua nga anija kozmike Kepler midis viteve 2009 dhe 2012. Ky planet është aq i ngjashëm me tokën saqë iu dha emri Super-Tokë. Është dukshëm më i madh se planeti Tokë, por më i vogël se Urani dhe Neptuni.

Nga ana tjetër, është ende e nevojshme të hetohet banueshmëria e këtij planeti, sepse nuk është e sigurt se nga çfarë përbëhet atmosfera dhe sipërfaqja.

Kujtojmë se për një kohë të gjatë në këto qarqe qarkullonte informacioni se Marsi është një planet i banueshëm, por kjo rezultoi e pasaktë dhe Marsi bën pjesë në klasifikimin e planetëve që nuk janë të banueshëm.

Në përgjithësi, ky indeks që tregon banueshmërinë e përafërt të një planeti nuk do të thotë se planeti është i banueshëm nëse është më i madh se ai i Tokës, shkruan Unilad. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit