6.7 C
Pristina
Tuesday, October 15, 2024

Qëndrimi ynë karshi problemeve – Hoxhë Bekir Halimi

Më të lexuarat

 

Një djalë ju ankua prindit për problemet e shumta që i ka jeta dhe mungesa e durimit në ballafaqimin me to.
Babai për t’ia bërë sqarimin e kësaj çështjeje më të qartë i solli një shembull praktik.
I morri tre enë dhe në secilën vendosi ujë dhe pastaj në njërën vendosi karotë, në tjetrën vezë dhe në të tretën kokrra kafeje.
Kur filloi të vlon uji, karota u zbut, veza u forcua, kurse kafeja i dha ngjyrë ujit.
Pasi përfundoi ky proces në këto tre enë i tha:
Problemet e jetës i ngjajnë ujit që vloi, kurse njerëzit karshi problemeve janë tre karaktere, njëri si karota, e tjetri si veza dhe i treti si kafeja. Karota me vlimin e ujit u zbut, veza u forcua, kurse kafeja e ngjyrosi ujin. Pra, dikush është i dobët si karota menjëherë në problemin më të vogël zbutet, kurse dikush është si veza, u bën ballë problemeve stoikisht, madje problemet e bëjnë më të fortë, kurse dikush është si kafeja, ka forcë për të ndryshuar edhe vet problemet e jetës, ujin e vluar e shndërroi në kafe të këndshme. Pra, problemet e jetës janë të njëjta, ajo që i bën të dallojnë janë qëndrimet tona karshi tyre.

✍ Hoxhë Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit