9.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Shkarravinat dhe përçartjet që përdoren për të sulmuar Islamin si pjesën qenësore të identitetit të shqiptarëve, janë të linjës së vjetër të Kadaresë

Kritikë nga Fitim Gërguri ndaj "sprovës" së Ismail Kadaresë "Identiteti Europian i Shqiptarëve"

Më të lexuarat

Nga: Fitim Gërguri

Kritikë ndaj “sprovës” së Ismail Kadaresë “Identiteti Europian i Shqiptarëve”.

Lexova librin: “ Identiteti europian i shqiptarëve sprovë”, të autorit Ismail Kadare. Mendimet e Ismail Kadaresë për identitetin shqiptar në masë të madhe janë të gabuara, të pa drejta, dhe të një anshme. Fajtor për mosrealizimin e identitetit evropian tek shqiptarët, sipas Ismail Kadaresë janë myslimanët shqiptar!

Gjykime skajshëm tendencioze këto!
Gjykime skajshëm të pa pranueshme këto!

Ismail Kadarenë e pengon çdo lidhje e mundshme mes shqiptarëve, shtetin shqiptar, dhe myslimanëve, apo vendeve Islame. Reagime të çoroditura ndaj anëtarësimit të Shqipërisë në Ligën Islamike, që sipas tij kjo lëvizje e largon Shqipërinë nga identiteti i të qenit evropianë. Nuk do Ismail Kadare të shohë dhe të pranoj faktin se shumica dërrmuese e banorëve të Shqipërisë janë myslimanë, i dhemb ky fakt, dhe do të bënte çmos të mos ishte kështu, e që për fat të mirë shqiptarët e Shqipërisë, janë shumica absolute, e të mos flasim për shqiptarët, në Kosovë, Maqedoni, Mal të zi dhe luginën e Preshevës, që janë mbi 95 % myslimanë.

Për të qenë mendimet e Ismail Kadaresë, edhe më të dështuara, më të gabuara, dëshmon edhe pohimi i tij se duhet shkëputur çdo lloj gjurme që kishte populli shqiptarë nën perandorinë Osmane. Dëshiron të harrojmë mbi 5 shekuj bashkëjetesë me popujt e tjerë, por asnjëherë nuk flet ky njeri për lidhjen e tij shpirtërore me diktatorin komunist Enver Hoxhën, dhe përkrahjen e madhe që ia ka dhënë sistemit të tij, duke admiruar dhe lavdëruar pareshtur. E pas gjithë historisë së tij të errët merr guxim dhe shkruan për identitetin evropian të shqiptarëve, ky njeri që ishte me gjithë qenien e tij në përkrahje të komunizmit, dhe në luftë të ashpër ndaj perëndimit.

Mendim i mjerueshëm janë edhe shumë trillime që përmend në këtë libër, se si perandoria osmane u mundua ta zhdukë gjuhën, zakonet, dhe çdo gjë që ishte shqiptare. Harron ky njeri se po të donte ta bënte këtë, do ta bënte, ka sunduar më shumë se 500 vite, e që për çdo njeri që ka sadopak lexim mbi historinë dhe rrjedhojën e saj e kupton se kjo gjë do të ishte shumë e mundur të arrihej nga ana e tyre. Ky gjykim i tij është i pa pranueshëm dhe jo real. Nuk mjaftohet me kaq, por lavdëron sistemin e tij shumë të çmuar komunizmin, se ka bërë shumë përpjekje ta rehabilitoi letërsinë e bejtegjinjëve, që sipas tij është tipike e ndikuar nga Perandoria Osmane.

Vazhdon ky njeri ta fajësoi popullin shqiptar për shkak të përkatësisë së tyre Islame, duke pohuar se Shqipëria është vonuar në pastrimin e njollave, dhe shkëputjen e çdo lidhje që kishte me Perandorinë Osmane, sepse otomane fshihej pas fesë së shumicës së shqiptarëve, myslimanizmit. Ndërsa në shtetet tjera kishin arritur të shkëputen nga tradita otomane pasi që ishin me shumicë të krishtera. Kështu Ismail Kadare fton shqiptarët ta lënë Islamin, dhe të kthehen në krishterim.

Vazhdon ky njeri ta falënderoj mbretin Zog që kishte ndërhyrë edhe në kryerjen e adhurimeve, më konkretisht në formën e kryerjes së namazit, duke i detyruar myslimanët që të mos bien në sexhde, pasi që kanuni e ndalon rreptësishtë përuljen në gjunjë, dhe e quante të vdekur moralisht. Sipas tij, kjo ishte përpjekje e madhe për tu larguar një herë e mirë nga tradita osmane. Kjo tregon se deri në çfarë përmasa është në gjendje të ndërhyj në lirin dhe të drejtat e ushtrimit të fesë, duke e arsyetuar se ishte traditë e huaj. Çudi si Ismail Kadare përkrah monarkun Ahmet Zogun, në ndërhyrjen e të drejtave themelore, si liria e praktikimit të fesë, 100 vite më pas, më saktë këtë libër e ka shkruar në vitin 2006.

Arsyeja e tij, se çdo shqiptar që praktikon fenë Islame, largohet nga të qënurit shqiptar, dhe është i ndikuar nga kulturat e huaja, për Zotin këto mendime janë të mjerueshme.
Shkon edhe më larg, sa që çdo praktikim fetarë nga ana e myslimanëve, e quan si strategji të regjimit famëkeq të Serbisë, në dobësimin e identitetit shqiptar. Duke thirrur në identitet evropian, bie në kundërshtim të hapur më kushtetutën evropiane, e cila në mënyrë të qartë lejon pa kushte praktikimin e cilido besim, dhe nuk i shantazhojn praktikuesit e asnjë besimi, e në veçanti praktikuesit e fesë Islame, si anti evropian. Por këtë marrëzi që paturpshëm e flet Ismail Kadare, nuk e kemi dëgjuar asnjëherë prej asnjë shteti evropian që nëse dikush nga banoret e atij shteti pason Islamin, i zbehet dhe dobësohet identiteti kombëtar.

Nuk harron t’i sulmoj shqiptarët e Kosovës, pasi që janë shumicë myslimane, se mësimi i marrë nëpër Xhamia, është prej strategjisë së regjimit serb, që ta dobësoi identitetin e të qënit shqiptar. Çuditërisht, në asnjë rast, nuk përmend mësimin në kisha, qofshin ato të krishtera apo ortodokse, dhe në asnjë rast, nuk flet për rrezikun e të praktikuarit të krishterimit, apo ortodoksizmit, në dobësimin e identitetit shqiptar. Kjo tregon mjaftë mirë, se Ismail Kadares, i pengon feja islame dhe praktikat e saj, asgjë më shumë.

Me të drejtë akademiku i mirënjohur Rexhep Qosja për Ismail Kadaren thotë: “ Fjalëve të Ismail Kadaresë, pavarësisht se çka do të thotë sot, për shkak të servilizmit të djeshëm (ndaj pushtetit komunistë) nuk do t’ua vë kush veshin, po harxhohet kot.”
Për të gjitha këto që i përmenda, do të ishte prej etikës, që Ismail Kadare, të ju kërkoi falje gjithë shqiptarëve që janë të besimit islam, se me këtë libër i ka ofenduar shumë rëndë.

Fitim Gërguri
Bardh i Madh

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit