16.1 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Procesi i Berlinit në Tiranë, Rama kujton fjalën e pambajtur

Më të lexuarat

Inisiativa e Merkelit sërish në diskutim, Vuçiç zgjedh Xi-Putinin

Në Tiranë po mbahet samiti i rradhës i Procesit të Berlinit, ku Rama, mikëpritësi i lidërve të Europës, si dhe fjalëmbajtësi kryesor, ishte kritik në një pikë.

“U detyrohem mirënjohje vendeve si Franca, Italia , Austria , Gjermania, të cilat kanë qenë kampione të kësaj nisme nga 2014 e deri më tej. Mendoj që në fakt futja e kësaj fryme, kombinimi në frymën e rajonit është një arritje e madhe e Procesit të Berlinit, e kësaj nisme vizionare. Megjithatë më duhet të theksoj se premtimet ekonomike të Procesit te Berlinit nuk janë realizuar plotësisht për ta thënë në mënyrë të butë, sidomos kur krahasohet me mendësinë transformuese politike që ka sjellë. Angela Merkel e theksoi këtu, e theksoi këtë në Procesin e Berlinit në takimin e Polonisë dhe në fakt ajo tha që demokracia pa infrastrukturë nuk mund të funksionojë si duhet”, tha Rama, pasi bëri një rezyme të kësaj inisiative të Merkelit.

“Në 2014 udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor u takuan në Berlin dhe shënjuan një moment historik për këtë rajon. Udhëheqësit e gjashtë vendeve të  Ballkanit Perëndimor u bashkuan për herë të parë në historinë e fqinjësisë sonë, jo për të diskutuar interpretimet e ndryshme e një të shkuare të përbashkët, por për tu nisur në një rrugëtim bashkëpunues drejt një objektivi domethënës të përbashkët për ta transformuar këtë rajon të pazhvilluar, të traumatizuar në një zonë që pasqyron katër liritë e BE-së: lirinë e lëvizjes së njerëzve, mallrave, shërbimit e kapitalit”, tha ndër të tjera kryeminsitri shqiptar.

Duhet kujtuar se i “munguari i madh” i këtij samite ishte pikërisht presidenti serb, i ndodhur në Kinë ku pritet të takohet me Putinin. Ai kishte dërguar Brnabiçin në Tiranë  /tesheshi.com/

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit