2.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Shkaku i stuhisë, shkon në 34 numri i të vdekurve në New York

Më të lexuarat

Një stuhi e fuqishme dimërore që goditi Amerikën e Veriut ka shtuar numrin e të vdekurve në shtetin amerikan të New Yorkut.

Të paktën 34 njerëz kanë vdekur në Erie County, i cili përfshin qytetin e Buffalo-s, tha të mërkurën ekzekutivi i qarkut, Mark Poloncarz.

“Është një stuhi e tmerrshme që ka shkaktuar shumë vdekje”, tha Poloncarz.

Autoritetet janë ende duke u përpjekur për të identifikuar tre viktimat e reja, raporton bbc.

Stuhia që përfshiu SHBA-në gjatë fundjavës së festave ka vrarë të paktën 60 persona në tetë shtete të SHBA-së.

Ndryshe, tani ka më shumë viktima në qarkun Erie sesa gjatë stuhisë famëkeqe në Buffalo në vitin 1977. Njëzet e nëntë njerëz vdiqën në atë stuhi, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit