Ebu Seid el-Hudrij transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Mos e shisni arin për ar, përveçse të njejtin për të njejtin, dhe mos shtoni diçka prej tij mbi tjetrin; dhe mos e shisni argjendin për argjend përveçse të njejtin për të njejtin, dhe mos shtoni diçka prej tij mbi tjetrin, dhe mos shisni për para të gatshme diçka që do të jepet më vonë.”
Ebu Seid el-Hudrij (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Mos e shisni arin për ar dhe argjendin për argjend përveçse me peshë të njëjtë dhe të të njëjtit lloj dhe në sasi të barabartë.”
Abdurrahman bin Ebu Bekr transmeton nga babai i tij se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) e ndaloi shitjen e arit për ar dhe argjendit për argjend përveçse të njejtin për të njejtin, dhe na urdhëroi të blejmë argjend për ar sipas dëshirës sonë dhe të blejmë ar për argjend sipas dëshirës sonë. Një person e pyeti për mënyrën e pagesës, dhe ai tha: “Duhet të bëhet në vend. Këtë e kam dëgjuar nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të).”
Fadala bin Ubejd el-Ensari transmeton: Një varëse që përmbante ar dhe gurë të çmuar iu soll të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) në Hajber, dhe ajo ishte një nga plaçkat e luftës dhe u vu për shitje. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) tha: “Ari i përdorur në të duhet të ndahet,” dhe më pas shtoi: “(Shisni) arin për ar me peshë të barabartë.”