SHIH TANI TË KALUARËN, PËR TË ARDHMEN!
“O JU QË KENI BESUAR, keni frikërespekt për Allahun dhe, le të shikojë çdo njëri çka ka përgatitur për nesër…” (Kur’an)
E tërë jeta jonë është kalim nga një gjendje në gjendje, nga një kohë në tjetrën. Koha, sipas perspektivës që ne e shohim, shënon të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. Pra, e tashmja sot, nesër do të jetë e kaluar dhe e nesërmja sot, mbetet gjithnjë e ardhme. Janë thënë shumë urtësi për rregullimin e këtyre të triave se sa duhet të shfrytëzohen, të rregullohen dhe t’i jepet kujdes, por nuk kam parë t’i lidhë aq mrekullueshëm sikur ajeti i sipërcituar. Përndryshe, e gjithë jeta e cilitdo prej nesh, do të mbetet e sfiduar prej qasjes ndaj të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes.
Duhet theksuar se nuk ka asnjë fjalë që na mëson si të kalojmë nëpër kohë e gjendje, më mirë se sa mësimet e shpalljes. Ky ajet, konkretisht është shembulli më i mirë për këtë.
Allahu i Madhëruar na thërret (o ju që keni besuar), na urdhëron (keni frikërespekt) dhe na udhëzon për mrekulli që tani të rregullojmë qëndrimin për të ardhmen, duke shikuar të kaluarën.
“…le të shikojë çdonjëri…” (e tashmja) “…çka ka perga titur…”(e kaluara) “…për nesër…” (e ardhmja).
Çdo shkëputje mes këtyre çon në prishje të ekui librit. Ajo që sot është e tashme, nesër bëhet e kaluar, por mund ta kemi bërë si duhet ose jo. Ajo gjithsesi nuk kthehet mbrapa, sado që mund të mos na pëlqejë dhe sado që do të donim të bënim ndryshe. Mbetet të preokupohemi me të ardhmen se si ta bëjmë atë sa më mirë. Mënyra më e mirë për të “garantuar” të ardhmen është që në çdo të tashme te shikojmë edhe të kaluarën për hir të së ardhmes më të mirë.
Ekrem Avdiu