0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Shfaqet një tjetër Rexhep Tajip Erdogan në skenën politike, është 20 vjeçar (Foto)

Më të lexuarat

Erdoğan ka dorëzuar kandidaturën e tij brendapartiake në shtabin e partisë në provincën Samsun

Njëzet vjeçari Recep Tayyip Erdoğan nga qyteti Samsun i Turqisë ka dorëzuar kandidaturën e tij në AK Parti për t’u nominuar si garues për deputet në zgjedhjet që do të mbahen më 24 qershor në këtë vend, raporton Anadolu Agency.

Erdoğan, i cili studion Shkencat Politike dhe Administratën Publike në Universitetin Recep Tayyip Erdoğan në qytetin Rize, ka dorëzuar kandidaturën e tij brendapartiake në shtabin e partisë në provincën Samsun.

Ai tha para gazetarëve se është shumë i lumtur që emri i tij është i njëjtë me atë të presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan.

Erdoğan tha se edhe pse me moshë është i ri, ai ka dorëzuar kandidaturën e tij që të garojë për deputet.

Erdoğan theksoi se babai e tij e ka quajtur me këtë emër.

“Jam lindur në tetor të vitit 1998. Atë vit kur kam lindur, muaji tetor ka qenë muaji Rexhep. Babai im ka pasur admirim për Recep Tayyip Erdoğan. Ishte periudha kur presidenti ynë ishte i burgosur”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit