3 C
Pristina
Wednesday, December 4, 2024

Shejh Albani, shqiptari që u bë dijetar i shekullit të kaluar në botën Islame (Video)

Më të lexuarat

Nuk është e rrallë të dëgjojmë për shumë shqiptarë të cilët kanë bërë emër dhe janë bërë referencë botërore në shumë sfera jetësorë. Rast ilustrues për atë se çfarë mund të arrijnë shqiptarët nëpër botë, është edhe rasti i Nasirudin Nuh Nexhati, i njohur si Shejh Albani, që konsiderohet si dijetari i shekullit të kaluar, në shkencën e hadithit, në fenë islame.

Nasirudin Nuh Nexhati, apo siç njihet nga të gjithë si Shejh Albani (për shkak të origjinës së tij shqiptare), ka lindur në Shkodër, në vitin 1914, në një familje të varfër, por fetare. Babai i tij, Haxhi Nuhu, pasi studioi disa vite me radhë në Stamboll, u kthye në vendlindjen e tij, për t’iu përkushtuar arsimimit të popullit dhe pajisjes së tij me njohuritë më të nevojshme fetare.

Me ardhjen në pushtet të Ahmet Zogut, shumë familje shqiptare u shpërngulën nga Shqipëria për t’u vendosur në vende të ndryshme të botës. Njëra prej këtyre familjeve ishte dhe familja e Haxhi Nuhut, i cili zgjodhi Damaskun për t’u vendosur përfundimisht. Në këtë qytet Nasirudini i vogël kaloi fëmijërinë e tij dhe kreu shkollën fillore.

Babai i tij, i kushtonte shumë kohë të birit, ku edhe përpiloi një program të caktuar për ta injektuar edukatën e kërkimit të dijeve fetare tek djali i tij.

Nasirudini ishte një djalë i zellshëm dhe ishte i dhënë shumë pas leximit. Ai lexonte gati çdo gjë që i binte në dorë, por interesimi i tij për shkencën e hadithit u zgjua në moshën 20 vjeçare si pasojë e një artikulli të botuar në revistën “Menar”, i cili bënte një analizë të librit të njërit nga dijetarët e mëdhenj të botës islame, Imam Gazaliut, “Ringjallja e diturive fetare” duke vënë në dukje anët pozitive dhe negative të librit. I tërhequr nga analiza e librit në fjalë, ai vendosi që ta merrte me qira, pasi nuk kishte para të mjaftueshme për ta blerë.
Ky pra ishte hapi i parë që hodhi Albani në detin e pafund të shkencës së hadithit, në të cilën ai u bë më vonë një nga figurat më të njohura botërore.

Albani filloi të kalonte në një prej bibliotekave të Damaskut një pjesë mjaft të madhe të kohës së tij. Ai studionte atje 8 – 12 orë në ditë, dhe nga ky lexim i gjatë e bënte atë të ishte më këmbëngulës dhe më kërkues nga vetvetja. E gjithë kjo bëri që emri i Nasirudin Albanit të bëhej i njohur në rrethin e dijetarëve të hadithit.

Për shkak të aktivitetit të tij të pandërprerë dhe përpjekjeve të tij të palodhura në shërbim të ngjalljes së sunetit (praktikës dhe fjalëve të profetit Muhamed), ai u bë pre e shumë akuzave të pushtetit aso kohe në Siri, ku edhe futet në burg ku qëndrojë për gjashtë muaj. Pasi del nga burgu, ai iu përgjigj ftesës së Universitetit Islamik të Medinës për të mbajtur leksione rreth shkencës së hadithit. Në këtë detyrë ai qëndroi tre vite, ku më pas kthehet përsëri në kryeqytetin sirian. Qëndrimi i tij në këtë qytet nuk zgjati shumë, pasi u detyrua që të largohej për në Jordani, Liban, Emiratet e Bashkuara Arabe, për t’u kthyer e për t’u vendosur përfundimisht në Aman, kryeqytetin e Jordanisë, ku edhe kishte ndërruar jetë më 2 tetor të vitit 1999.

Albani edhe pse asnjëherë nuk e kishte vizituar vendlindjen e tij, ai e kuptonte gjuhën shqipe dhe e fliste aty këtu ndonjë fjalë, në të cilat vërehej e folura tipike shkodrane. Zatën ishte origjina e tij, ajo që ia përcaktoj edhe emri e tij, i cili u bë referencë e dijes në të katër anët e botës islame.

Ai respektohej shumë nga rrethet e dijetarëve të kohës, të cilët për të kishin thënë:

Abdul Aziz bin Bazi (Mufti i përgjithshëm i Arabisë Saudite), kishte thënë për dijetarin me prejardhje shqiptare: “Në këtë kohë nuk kam parë në sipërfaqen e tokës dijetar të hadithit si dijetari Albani”.

Dijetari tjetër i njohur Ibën Uthejmin, thotë për dijetarin shqiptar: “Nëpërmjet librave të tija që i kam lexuar, si dhe (përmes librave te tij) kam kuptuar se ai në shkencën e hadithit është ekspert dhe se Allahu ua ka bërë të mundshme myslimanëve që të kenë shumë dobi prej asaj që ka shkruar ai”.

Trashëgimia akademike e Albanit, është voluminoze, dhe disa prej librave të tij janë:

1- Ahkamu el-Xhenaiz (Dispozitat e xhenazeve)
2- Ahkam Rekaiz (Dispozita e thesareve të gjetura)
3- Adabu Zifaf (Rregullat e martesës)
4- Iruau el-Galil fi tehrixh ehadith Menaru es-Sebil
5- Izaletu ed-Dehshe (Largimi i Tmerri, frikës)
6- Izaletu Shukuk an hadith el-Buruk (Heqja e dyshimeve rreth hadithit të uljes së devesë)
7- Islahul Mesaxhid mi el-Bidai ue el-Auaid (Pastimi i xhamive nga bidatet dhe zakonet)
8- Iktidau el-Ilm el-Amel (Dituria kërkon si rrjedhojë punën)
9- El-Exhuibetu en-Nafia an esileti lexhneti mesxhid el-Xhamia (Përgjigjja e dobishme ndaj pyetjeve të drejtuara nga këshilli i xhamisë së Universitetit)
10- El-Ehadith el-Muhtare (Hadithet e zgjedhura) – Recensim
11- El-Ihtixhaxh bi el-Kader (Arsyetimi me përcaktimin e Allahut) – Recensim
12- El-Ahkamu li Abdulhak – Recensim
13- El-Emthal en-Nebeuije (Proverba Profetike)
14- El-Ajat el-Bejinat fi adem sima el-Emuat ala medhheb el-Hanefije es-Sedat (Argumentet e qarta që vërtetojnë se të vdekurit nuk dëgjojnë sipas medhhebit hanefij) – Recensim
15- El-Iman li Ibn Ebi Shejbe (Besimi – autor Ibn Ebi Shejbe) – Recensim
16- El-Iman li Ibn Tejmije (Besimi – autor Ibn Tejmije) – Recensim
17- El-Iman li Ebi Ubejd (Besimi – autor Ebi Ubejd) – Recensim
18- El-Baith el-Hathith (Nxitësi shtytës)
19- Et-Talik ala el-Meusuah el-flistinije (Shënime rreth enciklopedisë Palestineze)
20- Et-Talikatu xhijad ala zadu el-Mead (Shënime të vlefshme ndaj librit Zadul Mead)
21- Et-Talikatu el-Hasan ala el-Ihsan ( Shënime të vlefshme ndaj librit Ihsan)
22- Et-Talikat ala Reudatu en-Nedijeh (Shënime ndaj librit Reudatu en-Nedijeh)
23- Et-Tenkil bima fi te’nib el-Keutherij min el-Ebatil – Recensim
24- Et-Teuesul, enuauhu ue ahkamuhu (Ndërmjetësimi, llojet e tij dhe dispozitat e tij)
25- Eth-Themeru el-Mustetab fi fikh es-Suneh ue el-Kitab (Frytet e shijshme në kuptimin e Sunetit dhe Kur’anit)
26- El-Hadith huxhetu binefsihi (Hadithi është argument në vetvete)
27- Edh-Dhebu Ahmed an musned imam Ahmed (mbrojtja e lavdëruar ndaj Musnedit të imam Ahmedit)
28- Er-Redu el mufhim ala men halefe el-Ulema, ue teshedede, ue teasabe, ue el-Zeme el-Mer’ete en testure uexhheha ue kefejha, ue euxhebe ëe lem jekteni bi kaulihim enhu sunetu ue mustehab (Kundër përgjigje përcelluese ndaj atyre që kundërshtuan dijetarët dhe ndoqën pa argumente dhe e detyruan gruan të mbulojë fytyrën e duart e saj, e nuk u mjaftuan me fjalën e tyre (të dijetarëve) se ajo është sunet dhe e pëlqyer)
29- Er-Redu ala teakub el-Hathith
30- Er-Reudatu en-Nedije fi tertib ue tehrixh mu’xhem et-Taberani es-Sagir (Kopshti i hijshëm në renditjen dhe nxjerrjen e haditheve të librit Mu’xhem Taberani Sagir)
31- Esh-Shihab eth-Thakib fid hemi el-Halil ue es-Sahib – Recensim
32- Es-Sirat el-Mustekim risaletu fima karerehu eth-Thikatu el-Ethbat fi lejletu en-Nisfu min esh-Sha’ban (Rruga e drejtë në atë që kanë vendosur dijetarët e besueshëm rreth natës së mesit të muajit të Shabanit)
33- Ek-Akidetu et-Tahauije sherh ue ta’lik (Akidja Tahauije shpjegim dhe shënim)
34- El-Ilmu li Ibn Ebi Hajtheme (Dituria të autorit Ibn Ebi Hajtheme) – Recensim
35- El-Kelimu et-Tajibu (Fjala e mirë) – Recensim
36- El-Mer’etu el-Muslimetu (Gruaja muslimane) – Recensim
37- El-Mes’hu ala el-Xhurabejni ue en-Na’lejni (Dhënia mes’h çorapeve dhe nalloneve) – Recensim
38- El-Mustalehat el-Erba’atu fi el-Kur’an (Katër termat në Kur’an)
39- Bidajetu es-Sul si tefdil er-Resul – Recensim
40- Tehdhir es-Saxhid min it-Tihadh el-Kubur el-Mesaxhid (Tërheqja vërejtjes atij që falet që mos ti marri varrezat vens falje)
41- Tehrim alat et-Tarab (Ndalesa e veglave muzikore)
42- Tahkik sunen Ebi Daud (Recensim sunetit të Ebi Daudit)
43- Tahrixh ehadith muskiletu el-Fakër (Nxjerrja e haditheve të librit Problem ii varfërisë)
44- Teshih hadith iftaru es-saim (Saktësimi i hadithit rreth çështjes së iftarit për agjëruesin –nafile-)
45- Telhis Ahkam el-Xhenaiz (Përmbledhje e librit Dispozitat e Xhenazeve)
46- Telhis sifetu salatu en-Nebij –salallahu alejhi ue selem- (Përmbledhje e librit Forma e namazit të Pejgamberit –salallahu aljhi ue selem)
47- Tamam el-Minetu fi et-Talik ala fikh es-Sune (Plotësimi i mirësisë në shënimet ndaj librit Fikhu Suneh)
48- Tejsiru intifau el-Hilan bi tertib thikat Ibn Hiban
49- Xhilbabu el-Mer’etu el-Muslimeh (Veshja e gruas muslimane)
50- Hixhab el-Mer’atu ue libasuha fie s-Salat (Veshja e gruas dhe mbulimi i saj në namaz) – Recensim
51- Haxhetu en-Nebiji –salallahu alejhi ue selem- kema reuaha anhu Xhabir –radi Allahu anhu- (Haxhi i Pejgamberit –salallahu alejhi ue selem- ashtu siç e ka transmetuar Xhabiri –Allahu qoftë i kënaqur ndaj tij-)
52- Hadith el-Ahad, ue huxhijetuhu fil el-Akaid ue el-Ahkam (Hadithi ahad dhe argumentimi me të në Akide dhe Dispozita)
53- Hukuk en-Nisa fi el-Islam (Të drejtat e gruas në Islam) – Recensim
54- Hakikatu es-Sijam (Agjërimi i vërtetë) – Recensim
55- Hutbetu el-Haxheh (Fjalimi që mbahet kur ke nevojë të flasësh rreth diçkaje)
56- Difau an hadithi en-Nebeuij (Në mbrojtje të hadithit Profetik)
57- Risaletu fi hukm el-Lihjetu (Broshurë në dispozitën e mjekrres)
58- Ref’u el-Estar li Ibtal ediletu el-Kailine bi fenai en-Nar (Zbulimi i perdes rreth hedhjes poshtë të argumenteve të atyre që thonë për mbarimin e zjarrit)
59- Rijadu es-Salihin (Kopshti it ë devotshëmve) – Recensim
60- Zeuaidu munteka Ibn Hiban
61- Silsiletu ehadith es-Sahiha ue shejun min fikhiha ue feuaidiha (Vargu i haditheve të sakta dhe diçka nga kuptimi e dobitë e tij)
62- Silsiletu ehadith ed-Daife ue el-Meudua ue etheruha es-Seji fi el-Umeh (Vargu i haditheve të dobta dhe të shpikura dhe ndikimi i keq i tyre në umetin Islam)
63- Sherh el-Akide et-Tahauije (Shpjegimi i Akides et-Tahauije) – Recensim
64- Sahih Ibn Huzejme
65- Sahih edeb el-Mufred (Hadithet e sakta nga libri Edeb el-Mufred)
66- Sahih et-Tergib ëe et-Terhib (Hadithet e sakta nga libri Tergib ue et-Terhib) – Recensim
67- Sahih el-Xhamiu es-Sagir ue zijadatuhu (Hadithet e sakta nga libri el-Xhamiu es-Sagir dhe shtesat e tij)
68- Sahih es-Siretu en-Nebeuije (Saktësimi i historisë së Pejgamberit)
69- Sahih el-Kelim et-Tajib (Hadithe t sakta të librit Fjala e mire)
70- Sahih sunen Ibn Maxhe (Hadithe e sakta nga sunen Ibn Maxhe)
71- Sahih Sunen Ebi Daud (Hadithet e sakta nga sunen Ebi Daud)
72- Sahih sunen et-Termidhi (Hadithe e sakta nga sunen Termidhi)
73- Sahih meuarid edh-Dham’an (Hadithet e sakta nga libri Meuarid edh-Dham’an)
74- Sahih sunen en-Nesai (Hadithet e sakta nga sunen en-Nesai)
75- Sifetu el-Fetua ue el-Mufti ue el-Mustefti (Cilësitë e fetvasë, atij që jep fetva (muftiu) dhe atij që kërkon fetva) – Recensim
76- Sifetu salati en-Nebij –salallahu alejhi ue selem- (Forma e namazit të Pejgamberit)
77- Salatu et-Terauih (Namazi i Teravive)
78- Salatu el-Idejn fi el-Musala harixh el-Beled hije es-Sune (Falja e namazit të dy Bajrameve në faltore jasht vendbanimit, ky është suneti)
79- Seutu el-Arab tes’el ue Muhamed Nasirudin jexhib (Zeri i arabëve pyet dhe shejh Muhamed Nasirudin përgjigjet)
80- Saidu el-Hatir (Gjuetia e mendimeve) – Nxjerrjen e haditheve
81- Daif edeb el-Mufred (Hadithet e dobëta tek libri Edeb el-Mufred)
82- Daif et-Tergib ue et-Terhib (Hadithet e dobëta tek libri et-Tergib ue et-Terhib)
83- Daif el-Xhamiu es-Sagir ue zijadatuhu (Hadithet e dobëta tek libri el-Xhamiu es-Sagir dhe shtesa e tij)
84- Daif sunen Ibn Maxhe (Hadithe e dobëta tek Sunen Ibn Maxhe)
85- Daif sunen Ebi Daud (Hadithe e dobëta tek Sunen Ebi Daud)
86- Daif sunen Termidhi (Hadithe e dobëta tek Sunen Termidhi)
87- Daif sunen Ibn Nesai (Hadithe e dobëta tek Sunen Nesai)
88- Daif meuarid edh-Dham’an (Hadithe e dobta tek libri Meuarid edh-Dham’an)
89- Dhilal el-Xheneh fi tahrixh es-Sune (Hija e kopshtit në nxjerrjen e haditheve të librit Es-Sune)
90- Gajetu el-Meram si tahrixh ehadith el-Halali ue el-Haram
91- Fedailu esh-Sham ue Dimeshk (Mirësitë e vendeve të Shamit dhe të Damaskut) – Recensim
92- Fedlu es-Salatu ala en-Nebiji –salallahu alejhi ue selem- (Mirësia e bërjes salauat mbi Pejgamberin –salallahu alejhi ëe selem-)
93- Fikhu es-Siretu (Perfitimi nga historia) – Nxjerrje e haditheve
94- Fehres el-Mahtutat el-Hadithije fi mektebeti el-Eukaf el-Halebije (Rënditja e dorëshkrimeve të hadithit në biblotekën e Halebit)
95- Fehres el-Mahtutat el-Hadith (Rënditja e dorëshkrimeve të hadithit)
96- Kamus el-Bida’u (Fjalori i bidateve)
97- Kisatu nuzul Isa –Alejhi selam- ue katluhu ed-Dexhal (Historia e zbritjes së Isaut –alejhi selam- dhe vrasjes së Dexhalit)
98- Kijam Ramadan (Namazi në ramazan)
99- Kitabu es-Salah el-Kebir
100- Keshfu en-Nikab
101- Kelimetu el-Ihlas ue tahkik ma’naha (Fjala e sinqeritetit dhe vërtetimi i kuptimit të saj)
102- Leftetu el-Kebit ila nesihatu el-Ueled
103- Ma dele alejhi el-Kur’an mima jeudu el-Hej’etu el-Xhedide
104- Mexhmu’u el-Fetaua
105- Muhtesar shemail el-Muhamedije (Përmbledhje e cilësive te Pejgamberit)
106- Muhtesar el-Ulu el-Alij el-Gafar (Përmbledhje e librit Ulu Alij el-Gafar)
107- Muhtesar sahih el-Buhari (Përmbledhje e Sahih Buhariut)
108- Muhtesar sahih Muslim (Përmbledhje e Sahih Muslimit)
109- Mesail gulam el-Hilal el-leti halefe fija el-Harkij
110- Musaxhele el-Ilmije
111- Mishkatu el-Misbah – Recensim
112- Menasik el-Haxh ue el-Umretu (Ritet e Haxhit dhe të Umres)
113- Menziletu es-Sune fi el-Islam (Rëndësia e Sunetit në Islam)
114- Meusuatu el-Ehadith el-Buju (Enciklopedia e haditheve të shit-blerjes).

Në videon e mëposhtme të realizuar nga emisionin “Njerëz të Humbur”, mund të shihni gjetjen e familjarëve të Naserudin Albanit në Shkodër (20 nëntor 2013), transmeton portali Telegrafi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit