2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Shefi i OKB-së: Lufta në Gaza mund të përkeqësojë kërcënimet ndaj paqes ndërkombëtare

Më të lexuarat

Për herë të parë në mandatin e tij, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres përdori nenin 99 të Kartës së OKB-së

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, paralajmëroi Këshillin e Sigurimit se lufta në Rripin e Gazës “mund të përkeqësojë kërcënimet ekzistuese ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”, transmeton Anadolu.

Duke përdorur nenin 99 të Kartës së OKB-së për herë të parë që kur u bë zyrtari më i lartë i organizatës në vitin 2017, Guterres tha në një letër drejtuar Këshillit: “Më shumë se tetë javë armiqësi në Gaza dhe Izrael kanë krijuar vuajtje të tmerrshme njerëzore, shkatërrim fizik dhe trauma kolektive në gjithë Izraelin dhe Territorin e Pushtuar Palestinez”.

Kushtet aktuale po e bëjnë të pamundur kryerjen e “operacioneve kuptimplota humanitare”, shtoi ai.

“Ne po përballemi me një rrezik të madh të kolapsit të sistemit humanitar. Situata po përkeqësohet shpejt në një katastrofë me implikime potencialisht të pakthyeshme për palestinezët në tërësi dhe për paqen dhe sigurinë në rajon”, tha Guterres.

“Një rezultat i tillë duhet të shmanget me çdo kusht”, shtoi shefi i OKB-së.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit