22.5 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

SHBA thotë se ka biseduar me Izraelin rreth “afateve kohore” të operacioneve në Gaza

Më të lexuarat

SHBA ka diskutuar me Izraelin rreth “afateve kohore” për operacionet ushtarake në Gaza.

Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka thënë këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

Zyrtari amerikan tha se ishte zhvilluar një diskutim me Izraelin “për oraret” dhe “si kjo përfshihet në një strategji afatgjatë për adresimin e kësaj çështjeje që shkon përtej mjeteve të thjeshta ushtarake”.

Ai i tha Reuters: “Ne kemi biseduar me ta për afatet kohore”.

“… Unë thjesht do të them se ne kemi biseduar me ta se çfarë po mendojnë për sa i përket kohëzgjatjes dhe se si kjo bie në një strategji afatgjatë për adresimin e kësaj çështjeje që shkon përtej mjeteve të thjeshta ushtarake”.

Ndërkohë SHBA-të do të kundërshtojnë çdo zonë tampon të propozuar brenda Rripit të Gazës, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.

Duke folur me gazetarët këtë mbrëmje, Miller tha se masa do të shkelte qëndrimin e Washingtonit se madhësia e enklavës palestineze nuk duhet të zvogëlohet pas konfliktit aktual.

Zyrtari amerikan vazhdoi duke thënë se ndër parimet udhëzuese të Washingtonit për të ardhmen e Gazës, ishte kundërshtimi i tij ndaj çdo reduktimi në territorin e enklavës së dendur të populluar.

“Pra, nëse ndonjë zonë tampon e propozuar do të ishte brenda Gazës, kjo do të ishte një shkelje e këtij parimi dhe diçka që ne e kundërshtojmë”, tha ai. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit