3.2 C
Pristina
Tuesday, January 7, 2025

SHBA – Trumpi dekurajon diasporën armene, nuk përdor fjalën “gjenocid”

Më të lexuarat

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nuk e ka inkurajuar aspak diasporën armene në lidhje me pretendimet e saj mbi ngjarjet e vitit 1915…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nuk e ka inkurajuar aspak diasporën armene në lidhje me pretendimet e saj mbi ngjarjet e vitit 1915.

Deklarata e Trumpit më 24 prill, në lidhje me 102-vjetorin e ngjarjeve të 1915-s, pritej me padurim jo vetëm nga diaspora armene, por edhe nga Turqia.

Ajo çka ra në sy ishte se komunikata me shkrim e Shtëpisë së Bardhë për këtë çështje u vlerësua si një formë e shkurtuar e deklaratës së ish-presidentit Barack Obama.

Në komunikatën në fjalë nuk njihen pretendimet armene dhe për ngjarjet e vitit 1915 përdoret shprehja “meds yeghern”, që do të thotë “fatkeqësia e madhe”.

Mes të tjerash, Shtëpia e Bardhë përmes u bën thirrje palëve me anë të kësaj komunikate që të bashkëveprojnë për zbardhjen e ngjarjeve të asaj periudhe.

Ndërkaq, Komiteti Kombëtar Armen i Amerikës (ANCA) shprehu pakënaqësi të thellë në lidhje me komunikatën e sipërcituar, e cila, sipas tij, është shumë larg pritmës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit