10.7 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Kalin: S’do lejojmë që retorizmi antiErdogan/antiTurqi të bëhet diçka normale në Evropë

Më të lexuarat

Zëdhënësi dhe sekretari i përgjithshëm i Presidencës turke, ambasadori Ibrahim Kalin, deklaroi të hënën se nuk do të lejojnë kurrë që retorizmi kundër Presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe Turqisë të bëhet diçka normale në Evropë…

Zëdhënësi dhe sekretari i përgjithshëm i Presidencës turke, ambasadori Ibrahim Kalin, deklaroi të hënën se nuk do të lejojnë kurrë që retorizmi kundër Presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe Turqisë të bëhet diçka normale në Evropë.

Përmes një konference për shtyp nga Zyra e Informacionit të Presidencës, Ibrahim Kalin bëri vlerësime të rëndësishme në lidhje me rendin e ditës.

I pyetur në lidhje me deklaratën e një politologu francez, që nxiste vrasjen e President Erdogan gjatë një emisioni televiziv, zëdhënësi Kalin u përgjigj se Turqia s’do të lejojë kurrë që një retorizëm i tillë të bëhet diçka normale dhe të kthehet në përditshmëri.

Sepse – vijoi ai – kjo është përpjekje në lidhje me përgatitjen e terrenit për diçka tjetër.

“Këto nuk janë assesi analiza apo komente politike; por çështje, të cilat ngrihen në rend të ditës si pjesë e një plani tjetër. Në emër të demokracisë, vullnetit kombëtar, moralit dhe ndërgjegjes, ne s’do të bëjmë lëshime ndaj këtij retorizmi dhe do të mobilizojmë të gjitha mundësitë, që kemi në dispozicion, për të mos lejuar që këto qasje fashiste të bëhen normale dhe të ligjësohen”, u shpreh ambasadori Kalin.

Në vijim, Ibrahim Kalin theksoi gjithashtu se Presidenti Erdogan i ka dërguar një mesazh Patrikanës Armene me rastin e 102-vjetorit të ngjarjeve të 1915-s.

“Ky mesazh iu përcoll edhe qytetarëve tanë armenë të pranishëm në meshën e mbajtur në kishë nga zv/patriku i nderuar, Aram Atesyan. Ne kemi thënë përherë se ngjarjet e vitit 1915 i shikojmë nga perspektiva e ‘një dhimbjeje të përbashkët dhe kujtese të drejtë’. Sërish në këtë kontekst, dua të ndaj me ju 1-2 fjali nga mesazhi i Presidentit Erdogan: Turqit dhe armenët, si dy komunitete autoktone të rajonit, kanë ndarë një histori dhe kulturë të përbashkët në këtë hapësirë gjeografike, ku jetojnë krah për krah prej njëmijë vitesh. Komuniteti armen, qoftë gjatë periudhës së Perandorisë Osmane ashtu edhe në të kaluarën gati 100-vjeçare të Republikës së Turqisë, ka nxjerrë bij shumë të vyer duke kontribuuar fuqishëm në zhvillimin e vendit tonë. Si në të shkuarën edhe sot, armenët marrin role të rëndësishme në çdo fushë të jetës sonë shoqërore, politike dhe tregtare si qytetarë të barabartë dhe të lirë të vendit tonë”, përfundoi zëdhënësi dhe sekretari i përgjithshëm i Presidencës turke.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit