Rusia, Kina dhe disa shtete arabe kanë bërë propozime në OKB për forcimin e kontrollit kombëtar mbi Internetin. Bëhet fjalë për t’i hequr kompanive amerikane monopolin e shpërndarjes së adresave IP dhe emrave të domains-eve. Kjo u njoftua nga Agjencia Bloomberg, duke cituar materialet e Konferencës mbarëbotërore mbi Telekomunikacionin Ndërkombëtar që po zhvillohet në Dubai (Emiratet e Bashkuara Arabe).
SHBA-të e konsideruan propozimin si “shokues” dhe akuzuan Rusinë për sjellje autoritare, ndërsa kompania Google ka filluar mbledhjen e firmave për një “Internet të lirë”.
Ekspertët besojnë se arsyeja kryesore e protestës amerikane është thjesht ekonomike – Interneti ka qenë pikënisje për tregjet e reja, dhe shumë prej tyre po hapen vetëm tani.