1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

SHBA: sa humbën super të pasurit në 8 minuta gjatë një fjalimi?

Më të lexuarat

Kryetari i Fed përsëriti se banka qendrore e SHBA do të vazhdojë të rrisë normat e interesit dhe ka të ngjarë t’i lërë ato të larta për shkak të inflacionit

Në harkun e vetëm tetë minutave, kryetari i Rezervës Federale, Jerome Powell, arriti të fundoste tregun duke ulur pasurinë e njerëzve më të pasur të Amerikës me 78 miliardë dollarë.

Sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, Elon Musk humbi 5.5 miliardë dollarë, Jeff Bezos 6.8 miliardë dollarë, ndërsa Bill Gates dhe Warren Buffett humbën respektivisht 2.2 miliardë dhe 2.7 miliardë dollarë.

Powell përdori fjalimin e tij në forumin vjetor të politikave të Kansas City Fed në Jackson Hole, Wyoming, për të përsëritur se banka qendrore e SHBA do të vazhdojë të rrisë normat e interesit dhe ndoshta t’i lërë ato të larta, në mënyrë që të ulë inflacionin.

S&P 500 ra me 3.4%, duke shënuar ditën e tij më të keqe që nga mesi i qershorit.

Teknologjia Nasdaq 100, e cila përfshin gjigantët Microsoft, Amazon.com, Tesla dhe Alphabet, ra më shumë se 4 për qind.

Zhytje historike

Pak pasuri miliarderësh janë kursyer këtë vit. 500 njerëzit më të pasur në botë humbën 1.4 trilion dollarë në gjysmën e parë të 2022-shit, rënia më e madhe në histori e gjysmë-vitit.

Aksionet amerikane në korrik shënuan fitimin e tyre më të fortë mujor që nga nëntori 2020, duke i shtyrë investitorët të vënë bast se më e keqja ka mbaruar.

Sidoqoftë, fjalimi i Powell solli një ulje të mprehtë: shërbeu si një kujtesë se vlerësimet e gjigantëve të teknologjisë mbeten të larta pas një ecurie të paprecedentë gjatë pandemisë Covid-19, kur normat e interesit ishin afër zeros.

Dhe nuk keni nevojë të jeni analist për të parë se e gjithë kjo parashikon një rënie për të ardhmen./tesheshi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit