7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Kalifornia përgatitet të ndalojë shitjen automjeteve me djegie deri në vitin 2035

Më të lexuarat

Kalifornia planifikon të ndalojë shitjen e veturave të reja me benzinë dhe naftë. Në një deklaratë nga Bordi i Burimeve Ajrore të Kalifornisë, u njoftua se bordi synon ta realizojë atë deri në vitin 2035.

Duke filluar nga viti 2026, Kalifornia do të kërkojë që 35 për qind e automjeteve të reja të jenë pjesërisht ose plotësisht elektrike.

Hibridet plug-in do të llogariten njësoj si automjetet plotësisht elektrike (EV-të) nëse ato ofrojnë 112 kilometra ose më shumë të rrezes vetëm elektrike dhe janë në përputhje me rregulloret e tjera EV.

“Kjo është monumentale. Kjo është gjëja më e rëndësishme që ka bërë CARB në 30 vitet e fundit. Është e rëndësishme jo vetëm për Kaliforninë, por është e rëndësishme për vendin dhe botën”, tha anëtari i Bordit të Burimeve Ajrore të Kalifornisë, Daniel Sperling për CNN.

Sipas New York Times, kërkesat e reja mund të inkurajojnë qeverinë federale dhe më shumë se shtete të miratojnë rregulla të ngjashme.

Gjithashtu, vende të tjera si Suedia, Kanadaja dhe Danimarka kishin një rritje të ngjashme më parë.

Sperling tha se rregullat morën çuditërisht pak reagim dhe se kompanitë e automjeteve po tërhiqeshin për këtë çështje. Ai tha se kompanitë automobilistike po punojnë edhe për prodhimin e automjeteve me emetim zero brenda vendit.

Disa kompani, duke përfshirë Ford dhe GM, kanë njoftuar plane ambicioze për të lëvizur drejt eturave, kamionëve dhe SUV-ve me emetim zero.

“Kompanitë e veturave shohin se çfarë po ndodh në Kinë, në Evropë”, tha gjithashtu Sperling. “Shumë prej tyre tashmë kanë bërë njoftime se si po shndërrohen plotësisht në automjete elektrike.”/Motilokal

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit