3.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

SHBA kundërshton planin e ri të Izraelit për vendbanime të paligjshme në Bregun Perëndimor

Më të lexuarat


“SHBA-ja kundërshton fuqishëm hapat e njëanshëm që dëmtojnë besimin mes palëve dhe që përshkallëzojnë tensionet duke minuar zbatimin gjeografik të zgjidhjes me dy shtete”, tha zëdhënësja Jean-Pierre

Lidhur me zgjerimin e vendbanimeve të paligjshme dhe legalizimet nga Izraeli për 9 vendbanimet në Bregun Perëndimor të pushtuar të cilat konsiderohen të paligjshme edhe sipas ligjit izraelit, SHBA-ja tha se kundërshton fuqimisht hapa të tillë që përshkallëzojnë tensionet, transmeton Anadolu.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, në një konferencë ditore për media tha se janë thellë të shqetësuar për vendimin e Izraelit për të ndërtuar mijëra vendbanime të reja në Bregun Perëndimor dhe për të njohur statusin ligjor për 9 vendbanime të cilat konsiderohen të paligjshme edhe sipas ligjit izraelit.

“SHBA-ja kundërshton fuqishëm hapat e njëanshëm që dëmtojnë besimin mes palëve dhe që përshkallëzojnë tensionet duke minuar zbatimin gjeografik të zgjidhjes me dy shtete”, deklaroi Jean-Pierre.

Pasi rikujtoi se edhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken gjatë vizitës së tij që zhvilloi kohë më parë në rajon u ka bërë thirrje palëve për distancim nga veprimet që rrisin tensionet, Jean-Pierre tha se hapat që Izraeli ka ndërmarrë në Bregun Perëndimor minojnë zgjidhjen me dy shtete.

Ajo theksoi se SHBA-ja është kundër politikave të Izraelit për njësitë e vendbanimeve të paligjshme dhe se administrata e Joe Bidenit ruan qëndrimin e saj se rritja e vendbanimeve të paligjshme do të dëmtojnë paqen.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit