3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

SHBA: I armatosuri në Dallas planifikonte sulm më të gjerë

Më të lexuarat

Veterani ushtarak amerikan, Mica Johnson, i cili i ka vrarë pesë policë në Dallas, javën e kaluar, ishte duke përgatitur komplot të shkallës së gjerë, për t’i sulmuar pjesëtarët e forcave të zbatimit të ligjit, me gjasë me eksploziv, ka thënë mbrëmë shefi i policisë së Dallasit, David Brown.
Personi afrikano-amerikan, Mica Johnson, 25 vjeçar, kishte thënë se ishte i zemëruar me vrasjet e personave zezakë nga policia dhe dëshironte t’i vriste oficerët e bardhë.
“Ne jemi të bindur se ky i dyshuar kishte plane të tjera”, i tha rrjetit CNN, shefi i policisë së Dallasit, David Brown.
Mëtutje, ai ka theksuar se vdekjet aktuale të dy personave zezakë në duart e policëve në Minesota dhe Luiziana, kanë ndikuar në këtë banor të Teksasit, që “t’i përshpejtoj” planet e tij për sulm javën e kaluar, gjatë protestës kundër vrasjeve të personave të zi nga policia.
Ai tha se ishte “i bindur” se Johnson kishte plane më të mëdha.
Shefi i policisë së Dallasit, David Brown, i tha rrjetit CNN se një revistë në shtëpinë e sulmuesit Johnson, sugjeronte se ai ishte stërvitur për detonimin e eksplozivit dhe dukej i gatshëm për të sulmuar caqe më të mëdha.
Personi i armatosur, Mice Johnson, është vrarë gjatë të shtënave me policinë. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit