4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024


SHBA, e zemëruar nga kjo ballkanase

Më të lexuarat

Reagimi i ashpër amerikan ndaj presidentes së re maqedonase

“Shtetet e Bashkuara mbështesin Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe janë të zhgënjyera që presidentja Gordana Silianovska-Davkova nuk e përdori emrin kushtetues Maqedonia e Veriut gjatë inaugurimit të saj”, tha Elizabeth Allen, Nënsekretarja për Diplomaci Publike dhe Marrëdhënie me Publikun në Departamentin e Shtetit, e cila aktualisht ndodhet në një turne në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Sigurisht, ne mbështesim Marrëveshjen e Prespës dhe u zhgënjuam kur pamë se presidentja nuk e përdori emrin e plotë dhe zyrtar Maqedonia e Veriut. Do të shohim se çfarë do të bëjë qeveria. Jemi në dialog të vazhdueshëm me qeverinë në formim. Prandaj, nuk do të doja të paragjykoj asnjë pasojë këtu, por, natyrisht, shpresojmë dhe inkurajojmë udhëheqjen e re të Maqedonisë së Veriut që t’u përmbahet marrëveshjeve ndërkombëtare”, tha zyrtarja e lartë ameikane.

Vihet re se presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silianovska (e cila në zgjedhjet presidenciale të 8 majit u zgjodh presidente e re e vendit, si kandidate e partisë së djathtë VMRO-DPMNE), gjatë betimit të saj- më 12 maj, e quajti vendin si “Maqedonia”, përkundër faktit se në tekstin e betimit, të cilin e diktoi kryetari i Kuvendit në largim, Jovan Mitreski, duke i bërë thirrje Silianovskës ta përsëriste atë, vendi përmendej si “Maqedonia e Veriut”.

Ky akt shkaktoi reagime të ashpra dhe u dënua nga BE, SHBA dhe NATO. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit