0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

SHBA do të ndihmojë Arabinë Saudite të mbrojë integritetin e saj territorial

Më të lexuarat

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin zhvilloi bisedë telefonike me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman për të diskutuar për çështjet rajonale të sigurisë dhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes midis dy vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së (Pentagon), John Kirby tha se Austin ka theksuar angazhimin e SHBA-së për të ndihmuar Arabinë Saudite të mbrojë integritetit e saj territorial.

Duke theksuar se të dy diskutuan mbi sigurinë rajonale dhe në veçanti, përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Jemen, Kirby tha: “Sekretari Austin falënderoi Princin e Kurorës për bashkëpunimin e ngushtë dhe konstruktiv me përfaqësuesin e posaçëm të SHBA-së për Jemenin, Tim Lenderking, për t’i dhënë fund luftës në këtë vend”.

Kirby theksoi se në bisedë u diskutua për sulmet e Huthive të Jemenit kundër Arabisë Saudite. Austin dhe Bin Salman potencuan përpjekjet e ndërsjella dypalëshe për të përmirësuar mbrojtjen e Arabisë Saudite. /aa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit