-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

SHBA, armatosje Tajvanit në 1.1 miliardë dollarë

Më të lexuarat

Një politikë e njëjtë si me Ukrainën në luftë

Administrata e presidentit Joseph Biden planifikon t’i kërkojë Kongresit Amerikan që të miratojë një shitje armësh prej 1.1 miliardë dollarësh për Tajvanin, duke përfshirë 60 raketa kundër anijeve dhe 100 raketa ajër-ajër, raportoi portali Politico, duke cituar burime të informuara.

Sipas Politico, tre burime, të cilët kërkuan anonimitetin për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, thanë se fokusi duhet të jetë në ruajtjen e sistemeve ekzistuese ushtarake të Tajvanit për të përmbushur misionet e rregullta, në vend që të zhvillojnë sisteme dhe aftësi të reja, të cilat ka të ngjarë të nxisin tensionet tashmë të nxehta me Kinën.

Zyrtarët amerikanë theksojnë mbështetjen e tyre të vazhdueshme për qeverinë në Taipei dhe disa pika në procesin e miratimit të ndihmës për Tajvanin mund të shpallen në javët apo muajt e ardhshëm, raporton Reuters.

Vizita nga zyrtarët amerikanë

Pekini organizoi stërvitje të paprecedentë detare dhe ajrore rreth ishullit që pretendon si territor i tij për të protestuar ndaj një vizite në Taipei nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi në fillim të këtij muaji, duke rritur tensionet në nivelin më të lartë në dekada.

Politikanët amerikanë kanë vizituar Tajvanin në tre raste që nga vizita e Nancy Pelosi, e fundit është senatori i Tenesit, Marsha Blackburn, e cila u takua me Presidentin e Tajvanit Tsai Ing-wen të premten. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit