3.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Shamia politike dhe feja e partisë

Më të lexuarat

Kreshnik Osmani

 

Trendi i ri qe kam vene re ne zgjedhjet e Kosoves eshte fakti se te gjitha partite kane aftuar prane gjirit te tyre kandidate femra te mbuluara me shami.
Kjo tregon se sensibiliteti fetar prodhon shume vota ne Kosove dhe ne Maqedoni dhe partite nuk kane fe, kur behet fjale per vota.

Per keto zonja te nderuara kam nje keshille miqesore:

Jeni ne te drejten tuaj kushtetuese si taksapaguese te Shtetit tuaj te ushtroni te drejten per t’u marre me politike, por mos harroni nje diçka shume te rendesishme:

Nese te tjeret shihen me lupe ju do ju kontrollojne me mikroskop. Mos guxoni qe per qellime votash te permendni islamin ne ligjerimin tuaj politik, apo te lini te nenkuptohet se i perkisni nje partie fetare. Ky eshte nje dallaver i hapur dhe pazar i ulet ne emer te fese.
Ju jeni qytetare si te gjitha te tjerat me te drejtat dhe detyrimet e tyre ndaj popullit dhe Republikes. Çdo perpjekje per te ndertuar paralelizma ndermjet fese islame te ciles i perkisni dhe nevojave tuaja te ligjshme per karriere dhe per nje jete me te mire eshte e kompromentuar dhe e refuzuar fetarisht dhe politikisht qe ne start. Ju keni te gjithe te drejten e Zotit te visheni, te lyheni e te zbukuroheni me Armani, Dolçe Gabbana, Michael Korse, Louis Vutton, Channel etj. Keni te drejten te ngisni Rang Rover Vogue dhe Gl-në e fundit, por keto pune mos i ngaterroni me perkatesine tuaj fetare, sepse perjetimet religjioze jane shume private, intime dhe nuk durojne drita vitrinash dhe shume shkelqim.

Muslimanet jane njerez si gjithe te tjeret. Ata jane te ekspozuar ndaj suksesit dhe deshtimit. Nder ta gjenden te ndershem, te paster e te kulluar siç gjenden mashtrues, hajdute, tregetare feje e pisanjose. Ndersa fejsa e Zotit nuk deshton kurre dhe ajo edhte me e paster se te gjithe ju dhe ne!

Suksese!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit