-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Sfidë mbetet mosraportimi i financave publike

Më të lexuarat

Është shqyrtuar raporti vjetor për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në Komisionin parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike.
Shqetësuese mbetet për Faton Topallin, kryetar i këtij Komisioni, se 77 për qind të organizatave buxhetore vlerësojnë se kontrolli i brendshëm bëhet pjesërisht.
108 organizata kanë obligim të raportojnë për kontrollin e brendshëm për financat publike, por prej tyre kanë raportuar 95 organizata. Deputeti Avdyl Imeri tha se organizatat buxhetore duhet përmirësuar menaxhimin e kontrollit financiar.
Dhe sipas tij këto organizata nuk kanë komoditet për auditim. Derisa, Naim Fetahu u interesua të dijë për pavarësinë e punës së auditorëve në kontrollin e brendshëm, drejtori i Auditimit të Brendshëm, Kosum Aliu, tha se ka qenë vetëm një rast ose një auditor që nuk i është bindur urdhrave të shefit të tij.
Kosumi ndër të tjera tha se sfidë mbetet ngritja e llogaridhënies së organizatave buxhetore për financat publike. Po ashtu sipas tij ka mungesë të numrit të auditorëve të brendshëm.
Aliu tha se ndër sfidat tjera është se shumica e organizatave buxhetore nuk kanë regjistrat e rreziqeve në këtë fushë.
Aliu duke raportuar në këtë Komision tha se prej rekomandimeve kanë mbetur rreth 100 pa u implementuar. Edhe Ali Sadriu anëtar ngriti çështjen e organizatave buxhetore të cilat sipas tij janë 13 prej tyre që nuk kanë përmbushur pyetësorin për raportimin financiar. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit