1.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Sfidat e arkitekturës ndaj ndryshimeve klimatike

Më të lexuarat

Fenomenet ekstreme të motit si përmbytjet po shpeshtohen. Njerëzit duhet të mësojnë të jetojnë me natyrën, dhe jo të synojnë ta sundojnë atë. Si duhet të reagojmë në planifikimin urban ndaj klimës?

Është një thënie e vjetër, se uji e gjen rrugën e vet. Se çfarë ndodh, kur rrugët e tij natyrore bllokohen me ndërtime, na e demonstroi në mënyrë dramatike katastrofa e përmbytjeve në Rheinland-Pfalz, në Nordrhein-Westfalen dhe vendet fqinje.

Përmbytja është një fenomen natyror, që mund të ndodhë, për shembull nga shkrirja e borës dhe akullit, nga reshjet e forta ose të vazhdueshme. Fillimisht komunat dhe landet federale në Gjermani i patën marrë parasysh rreziqet, duke rezervuar territore për raste përmbytjesh dhe baticash të mëdha. Por numri i këtyre siperfaqeve fushore erdhi duke u pakësuar vazhdimisht në vitet dhe dekadat e fundit.

Bildergalerie Deutsche Wälder

Siperfaqet fushore për raste përmbytjesh po pakësohen vazhdimisht prej ndërtimeve buzë lumejve.

Në të gjithë Gjermaninë shfrytëzimi i tokës, pra shndërrimi i tokës bujqësore ose asaj të lënë djerrë, në sipërfaqe për banim dhe trafik shkon nga 50 dhe 60 hektarë në ditë – dy herë më i lartë se objektivi i vendosur nga qeveria gjermane në vitin 2018. Terreni vuloset për ndërtime banesash, qendrash tregtare, trafiku dhe zonash rekreative. Toka mbulohet hermetikisht dhe bëhet e papërshkueshme për ajrin dhe ujin, praktikisht uji i shiut nuk mund të rrjedhjë më në të. Kësaj i shtohen masat e rikonstruktimit të lumenjve, të cilët janë drejtuar, gjë që ka rritur shpejtësinë e rrjedhjes së tyre. Gati të gjitha masat, me të cilat njeriu ka ndërhyrë në natyrë, kanë arsye financiare.

Një herë në 10.000 vjet

Katastrofa e fundit e përmbytjeve në Rheinland-Pfalz dhe Nordrhein-Westfalen “zbulon pa mëshirë pikat tona të dobëta”, thotë Holger Schüttrumpf, profesor i inxhinierisë hidraulike dhe drejtor i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në Shkollën e Lartë Teknike, RWTH në Aachen në një intervistë për DW. Këto pika të dobëta kanë pjesërisht arsye historike.

Deutschland Unwetter Dernau nachher

Qeteza Derenau, Eifel

“Në Eifel komunat janë vendosur buzë lumenjve, për të shfrytëzuar fuqinë e ujit, fillimisht në mullinj dhe më vonë për industrinë e letrës dhe çelikut.” Me popullimin dhe vendosjen e qyteteve pak nga pak rrjedha natyrore e lumenjve u bllokua.

Në fakt gjithmonë ka pasur fenomene të jashtëzakonshme meteorologjike, thotë Holger Schüttrumpf, duke iu referuar stuhisë detare të vitit 1962 dhe përmbytjeve në lumin Oder (1997) dhe në lumin Elba (2002). Sidoqoftë një ngjarje aq ekstreme si së fundmi ndodh vetëm një herë në 10.000 vjet.

Deutschland Unwetter Dernau

Është vërtet brutale ajo që ka ndodhur këtu”, tha ai menjëherë pas vizitës në Stolberg në landin Nordrhein-Westfalen. “Njerëzit nuk kanë ujë, nuk kanë energji elektrike dhe sistemi i ujërave të zeza nuk funksionon.”

Përmbytja ka qenë e parashikueshme që më herët

Studiuesit e klimës në të gjithë botën janë të mendimit se fenomenet ekstreme të motit po shtohen si rezultat i ndryshimit të klimës.Megjithatë duket se shumë njerëz janë befasuar nga përmbytja. Pas përmbytjes meteorologët dhe studiuesit kritikuan faktin, se zonat e prekura nuk ishin evakuuar në kohë – edhe pse situata e motit ka mundur të parashikohej që më parë.

Niederlande schwimmende Häuser Amsterdam

“Këto fenomene ndodhin në vende të ndryshme, ne i shohim ato në televizion, por s’jemi të prekur personalisht prej tyre”, thotë Holger Schüttrumpf. “Që në fillim ka qenë e qartë se do përballeshim me përmbytje.” Për të shmangur dëmet në njerëz në të ardhmen, duhet të rritet “ndërgjegjësimi ndaj paralajmërimeve”.

Zhvendosje nga zonat e rrezikshme

Përveç ndërtimit të bazeneve për grumbullimin e ujërave dhe lartësimit të digave, Holger Schüttrumpf thotë se u duhet dhënë më shumë hapësirë ​​lumenjve – “edhe nëse kjo është e vështirë të realizohet në një zonë të populluar, është e rëndësishme të bëhet”.

T’ia kthesh natyrës hapësirën e vet, do të thotë që njeriu të tërhiqet nga rajonet e rrezikshme. Arkitekti dhe urbanisti, Mark Kammerbauer e sheh transferimin nga këto zona si një instrument të rëndësishëm.

BdT Deutschland Unwetter in Köln

Banesat pranë lumit Rin kosiderohen si luks, por njerëzit duhet të tërhiqen nga rajonet e rrezikshme, thonë urbanistët „Kur të rindërtohet, duhet marrë parasysh, se kush është veçanërisht i rrezikuar dhe i prekshëm”, thotë Kammerbauer në një intervistë për DW. Është e imagjinueshme që njerëzve, që nuk do të mbroheshin dot, t’u ofrohen stimuj për t’u larguar nga rajoni i rrezikuar.”

“Për rindërtimin ka rëndësi jo të rindërtojmë ad hoc, por të ndërtojmë më mirë”, thotë Mark Kammerbauer. “Të ndërtosh një banesë, në mënyrë që të mos depërtojë uji askund, është shumë e shtrenjtë”, thotë ai, “kështu që ka kuptim të pranosh, që mund të ndodhë”. Një shtëpi duhet të projektohet në mënyrë të tillë, që “një përmbytje të shkaktojë sa më pak dëme dhe punimet e pastrimit të mbeten të menaxhueshme”./DW

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit