7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Mehaj për zjarret në Rugovë: Gjendja po monitorohet, FSK është në gatishmëri për reagim me të gjitha kapacitetet

Më të lexuarat

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se në rajonin e Rugovës kanë zhvilluar operacionin për lokalizimin e vatrave të zjarrit dhe shuarjen e tyre.

Operacioni është zhvilluar gjatë ditës në koordinim dhe bashkëpunim me njësinë e helikopterëve të KFOR-it dhe njësisë së zjarrfikës nga komuna e Pejës”, është shprehur Mehaj në orët e vona.

Janë duke u bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të lokalizuar vatrat e reja që janë shfaqur, sidomos në mbrëmje nga erërat e shfaqura që po vështirësojnë lokalizimin e tyre.

Njësitet tona edhe pse ishin të gatshme për reagim në Shirokë të Suharekës, fatmirësisht, zjarri u lokalizua paraprakisht nga autoritetet civile”.

Ai ka thënë se gjendja është duke u monitoruar pandërprerë dhe FSK është në gatishmëri për reagim me të gjitha kapacitetet në dispozicion.

 

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit