5.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Serbia vazhdon të shkelë marrëveshjen, falënderon Hungarinë për votën kundër Kosovës në KiE

Më të lexuarat

Serbia ka shkelur edhe një herë marrëveshjen e arritur në Bruksel me Kosovën, ku palët kishin rënë dakord që të mos pengojnë njëra-tjetrën në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Së fundmi ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq gjatë vizitës së tij në Hungari, ka falënderuar homologun e tij Peter Szijjarto për qëndrimin e Hungarisë ndaj kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Në emër dhe popullit të saj, Ministri i Jashtëm Daçiq falënderoi për qëndrimin e fundit në lidhje me kërkesën e Kosovë për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, u bë ditur në një postim në Twitter nga MPJ e Serbisë.

Lidhur me këtë ka reaguar ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla.

Ajo ka thënë se Serbia po poshtëron Perëndimin duke shkelur me vetëdije dhe qëllimisht marrëveshjen.

“Menjëherë pasi ra dakord me Kosovën për Propozimin e BE-së (i mbështetur fuqishëm nga SHBA ), Serbia poshtëron Perëndimin duke shkelur me vetëdije, qëllimisht dhe haptazi Nenin 4 të Marrëveshjes Themelore”, ka shkruar Haradinaj-Stublla. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit