1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Sëmundja misterioze në Birmani, merr jetën e 34 personave

Më të lexuarat

Brimania është duke u ballafaquar me një sëmundje për momentin të panjohur, nga e cila 34 persona kanë gjetur vdekjen – shumica prej tyre fëmijë.
Sipas hetimeve paraprake nga ana e autoriteteve, sëmundja ka burimin në fshatin Htan Khaw Ranma në Lahe Township.
Kjo sëmundje ngjitëse ka shtuar frikën se mund të përhapet në vende të tjera.

Për herë të parë ajo u shfaq në qershor. Kush preket nga kjo sëmundje, i skuqet lëkura, ka dhimbje të forta në sy dhe vjellje gjaku, raporton “Il giornale”, transmeton Telegrafi.
Sipas Zërit Demokratik të Birmanisë, kjo nuk është sëmundje vdekjeprurëse, pasi thuhet se 162 persona kanë mbijetuar pas trajtimit mjekësor.
Për momentin spitalet janë ende duke bërë analiza dhe shpresojnë ta gjejnë zgjidhjen e kësaj sëmundjeje. Ndërkohë, popullsia e fshatrave të prekura janë të obliguar që të mos lëvizin në mënyrë që të parandalohet përhapja e saj. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit