-2 C
Pristina
Monday, January 13, 2025

Selam al Ouda: “Bota arabe ngeli e heshtur ndaj masakrës në Siri”

Më të lexuarat

Dijetari nga Arabia Saudite, Selman el-Aude, në lidhje me sulmin që u ndërmor të martën, në të cilin u vranë rreth 100 civilë, tha se bota arabe dhe komuniteti ndërkombëtar ngelën të heshtur ndaj këtij sulmi në Idlib

BEJRUT (AA) – Bota arabe dhe komuniteti ndërkombëtar ka ngelur i heshtur ndaj përdorimit të armëve kimike në Han Shejhun në Idlib, ka thënë Salman al-Aude, i njohur si një ligjërues në botën arabe dhe islame.

Dijetari nga Arabia Saudite, Selman el-Aude, duke folur për Anadolu Agency (AA) në lidhje me sulmin që u ndërmor të martën, në të cilin u vranë rreth 100 civilë, përfshirë dhjetëra fëmijë, tha se bota arabe dhe komuniteti ndërkombëtar ngelën të heshtur ndaj këtij sulmi në Idlib.

“Sulme të ngjashme dhe më të këqija nga i kaluari disa herë janë përsëritur në vitet e fundit në Siri. Kombet e Bashkuara, bota arabe dhe vendet e tjera kanë qenë vetëm spektatorë. Disa ngelën të kënaqur vetëm duke shprehur mesazhe solidarizimi”, thotë el-Aude.

Megjithatë, sipas tij, arabët në rrjetet sociale dhe në disa situata kanë kritikuar sulmet, por politikanët dhe figurat e shquara të opinionit kanë ngelur të heshtur.

“Të heshtësh ndaj masakrës në Idlib do të thotë të jesh partner në këtë masakër. Ai që hesht para padrejtësisë është djall pa gjuhë. Politikanët arabë, shkrimtarët, emrat e shquar të opinionit duhet të dalin me zë të lartë kundër masakrës në Idlib dhe duhet mundësuar që këto reagime të ngelin të freskëta,” vlerëson El-Aude.

Ai theksoi se reagimet duhet të vazhdojnë për periudha më të gjata kohore në mënyrë që të gjithë të dinë se Irani dhe Rusia i mbështesin këto masakra.

“Reagimi më i lartë ndaj sulmit në Idlib erdhi nga Turqia

Nga ana tjetër, Prof. Dr. Imad al-Hut nga Libani tha se reagimet ndaj masakrës në Idlib nuk janë shfaqur me zë të lartë. Ai tha se arsyeja është se në botën arabe ka grupe etnike dhe mendime të ndryshme.

“Emra të njohur në botën arabe duhet të reagojnë për këtë masakër. Disa vende arabe nuk reagojnë mjaftueshëm për shkak të qeverive që kanë,” ka thënë al-Hut.

Hut theksoi se Turqia ka dërguar reagimin më të lartë kur bëhet fjalë për vendet islame. Ai shtoi se është e rëndësishme që Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan telefonoi presidentin rus Vladimir Putin në lidhje me masakrën në Idlib.

Gazetari Ali el-Emin pohon se intervenimi i jashtëm është shkaku i krizës së thelluar në Siri. Siç theksoi, për shkak të politikës iraniane ndaj Sirisë është ulur interesi i disa vendeve arabe për vendin e shkatërruar nga lufta.

Emin deklaroi se masakra në Han Sheykhunu është “vetëm një pjesë e vargut të masakrave që vazhdon t’i zbatojë presidenti sirian Bashar al-Asad”.

“Botës arabe i nevojitet forca e përbashkët e cila do të ndalë këtë lloj sulmi në Siri dhe rajonin arab. Derisa nuk vendoset kjo forcë dhe unitet, kjo lloj masakre nuk do të ndalet”, porositi Emin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit