0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Sektori energjetik maqedonas, së shpejti në gjendje krize

Më të lexuarat

Shkupi vendos: krah Perëndimit, pa gaz rus në rubla!

Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi, ka bërë të ditur se Ministria planifikon të shpallë gjendjen e krizës në sektorin e energjisë në muajin gusht, raporton Anadolu Agency (AA).

Bekteshi në konferencën për shtyp theksoi se vendi i tij nuk do të paguajë blerjen e gazit natyror nga Rusia në rubla dhe se Maqedonia e Veriut do të ndjekë politikat perëndimore.

Ai tha se Ministria do të formojë një komision për krizën energjetike për të siguruar burime financiare për kompanitë për sezonin e ardhshëm të ngrohjes, i cili sipas parashikimeve do të jetë një nga më të vështirit deri tani.

“Situata është e rëndë dhe e paparashikueshme dhe do ta kemi dimrin më të vështirë deri më tani”, tha ministri maqedonas i ekonomisë.

Bekteshi shtoi se Maqedonia e Veriut në të ardhmen do të ndjekë politikën e Bashkimit Evropian në kuadër të blerjes së energjisë nga Rusia.

“Sigurisht që mund të paguhet me rubla, por qëllimi ynë si vend është që të integrohemi plotësisht dhe të bëhemi anëtar i BE-së dhe ne do të ndjekim politikat perëndimore dhe sigurisht kur ndjekim politika të tilla, duhet të merremi me të mirat dhe të mirat dhe të këqijat bashkë”, tha ai. /tesheshi.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit