16.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Pse rusët s’mund të mbrohen kundër HIMARS-ëve amerikanë?

Më të lexuarat

Ja ç’e bën shkatërruese armën e fuqishme në duart e ukrainasve

Pretendimet e zëdhënësit të Ministrisë së Mbrojtjes së Federatës Ruse, Igor Konashenkov, i cili deklaroi pak ditë më parë se rusët shkatërruan dy sisteme raketore amerikane me shumë tytë HIMARS në Donetsk, si dhe municione të shumta të destinuara për këtë armë precize. nuk janë të sakta.

Të gjithë HIMARS-ët, të cilët futën frikën në kockat e rusëve, si asnjë armë tjetër në Ukrainë, janë të padëmtuara dhe për shkak të efikasitetit të jashtëzakonshëm, administrata Joe Biden do të dërgojë së shpejti edhe katër sisteme të tjera, të cilat do ta çojnë totalin në 16.

Gjenerali Mark Milley, Presidenti i Përbashkët i Shtabit, i cili doli para shtypit së bashku me Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-së Lloyd Austin, përsëriti shprehimisht se ushtria e Presidentit rus Vladimir Putin nuk shkatërroi asnjë nga sistemet raketore të artilerisë me lëvizshmëri të lartë.

“Rusët nuk i kanë eliminuar ato sisteme deri më sot,” u tha Milley gazetarëve, duke shtuar se ukrainasit janë shumë efektivë në përdorimin e tyre.

Që nga fundi i qershorit, Ukraina ka përdorur HIMARS për të shkatërruar më shumë se 30 depo të rëndësishme municionesh dhe poste komanduese ruse, më parë shumë larg vijës së frontit për t’i arritur raketat tradicionale. Shumë blogerë rusë në kanalin Telegram pranojnë gjithashtu se sa shumë e vështirësoi luftën HIMARS për ta. Roman Saponkov, një bloger i njohur ushtarak rus që shkon në vijën e frontit me ushtrinë e Putinit, përshkroi se ai kishte mundësinë të shihte drejtpërdrejt se si HIMARS pluhurosnin pozicionet e tyre.

“Kam qenë dëshmitar i sulmit të HIMARS-it në Chernobayevka në Kherson. Unë kam qenë nën zjarr shumë herë dhe ishte një tronditje për mua…”, tha blogeri rus.

Pse janë kaq të fuqishëm HIMARS dhe çfarë i bën ata të ndryshëm?

Sekreti qëndron në shpejtësinë e raketave të tyre të lëshuara, të cilat nisin me forcë të plotë dhe më pas sa më shumë i afrohen objektivit, ngadalësojnë shpejtësinë dhe godasin me saktësi. Ata janë gjithashtu shumë të lëvizshëm, në gjendje të evakuohen me shpejtësi të madhe përpara se forcat e armikut të lokalizojnë vendin e sulmit.

Shpejtësia maksimale e raketës është rreth 85 deri në 90 kilometra në orë, dhe në pjesën fillestare të rrugës drejt objektivit, raketa fluturon mbi vijën e frontit lart dhe në atë pjesë shmang mbrojtjen kundërajrore ruse duke fluturuar me shpejtësi në maksimum. Shpejtësia më e lartë fillestare që raketa arrin në vetëm pak sekonda është rreth 1250 metra në sekondë. Është e qartë se sa më e lartë të jetë shpejtësia, aq më i ulët është rreziku nga kundragoditja e tyre. Kur shkon thellë pas vijës së armikut, ai ngadalëson pak dhe zbret në një lartësi më të ulët. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit