-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Sekreti, si të bëjmë të zgjasë aroma e parfumit

Më të lexuarat

 
Si të bëjmë të zgjasë aroma e parfumit
Na qëllon qe ta bëjmë shpesh këtë pyetje, ndërsa era e parfumit qe kemi përdorur zhduket pak ore pasi e kemi përdorur.

Sekreti për ta zgjatur sa me shume aromën e parfumit nuk qëndron tek sasia qe përdorim, por tek vendi i aplikimit. Përpara se gjithash, duhet te dimë qe parfumi nuk duhet ne asnjë mënyre te sprucohet mbi veshje, kjo për dy arsye, e para se mund te njollosim veshjen, dhe e dyta se do ta shpërdorojmë atë pa asnjë përfitim.

Një alternative e mire është sprucimi ne ajër dhe kalimi përmes resë se parfumit qe krijohet. Një tjetër mënyrë është sprucimi i parfumit mbi një letër thithëse dhe vendosja e saj nen veshje ne mënyrë qe te mos njollosen ato.
Ne rastet kur sprucimi behet direkt ne trup, këshillohet qe parfumi te mbahet rreth 10 cm larg nga trupi. Zgjedhja e zonave me te përshtatshme te trupit është një tjetër moment i rëndësishëm. Pulsi, qafa, gjunjët dhe kaviljet janë disa pika ku mund te sprucohet dhe te merret efekti maksimal.
Përforcimi i efektit te parfumit mund te arrihet edhe duke e kombinuar atë me produkte te tjera të se njëjtës shije (fragrance), siç mund te jete kremi i trupit.
Një vëmendje: kush pi duhan, duhet ta dije se aroma e tij është me e forte se çdo arome tjetër parfumi.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit