0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Sekreti për punësimin e punonjësve të jashtëzakonshëm: Shikoni përtej CV-së për të parë se ku shquhen vërtet njerëzit

Më të lexuarat

Kohët e fundit po flisja me një mikun tim, CEO-n Joel Trammel. Në një moment, diskutimi ynë u përqendrua në një temë të rëndësishme për çdo punëmarrës: punësimin e njerëzve të talentuar.
Joel më tregoi për filozofinë e tij kur kërkonte njerëz me potencial për performancë të jashtëzakonshme. Ai kërkon për njerëz, të cilët e kanë provuar veten si ekselentë në mënyra të tjera dhe nuk është nota.
Isha i intriguar dhe e pyeta se çfarë kërkonte për të vlerësuar këtë tipar te kandidatët.
Më dha një shembull të kohëve të fundit, ku po intervistonte një inxhinier të ri për një pozicion të hapur. Në një rresht në fund të rezymesë, kandidati rrefente se si kishte vendosur rekordin në kolegjin amerikan për notimin në stilin butterfly për 200 metra.
Ky informacion i tregoi Joelit shumë më tepër për këtë djalë sesa çdo gjë tjetër në rezymenë e tij. Ai mendoi sa mijëra notarë kishin konkurruar në atë garë gjatë viteve. Mendoi se si kishin bërë dhjetëra mijëra orë stërvitje që kur ishin fëmijë, duke u ngritur në orën 5 të mëngjesit çdo ditë për të notuar në një pishinë të ftohtë, duke bërë prova para shkollës ose punës.
Dhe, pas gjithë kësaj, ky i ri kishte notuar në atë konkurs më shpejt se çdo amerikan në historinë e kolegjit.
Për Joelin, nuk kishte provë më të mirë se kjo. Ky djalë kishte një përparësi mbi të tjerët, ishte i disiplinuar dhe i gatshëm të bënte gjithçka që duhej për të fituar. Ish-notarin e punësoi në moment.

“Gjuetia” për të jashtëzakonshmit.
Mund të mësojmë nga historia e Joelit për të vlerësuar një kandidat në bazë të atyre që ai bën jashtë punës. Pjesëmarrja në atletikë është një mënyrë e mirë për të kërkuar shembuj se si dikush mund të tregojë aftësi të jashtëzakonshme.
Kohët e fundit kemi punësuar një këshilltar të ri CEO në “Projektin CEO”, i cili ka konkurruar në garat e Ironman për vite me radhë. Kjo garë përfshin 3.8 km not, 112 km çiklizëm dhe vrapim në një maratonë (42.2 km). Ai synonte të kualifikohej në kampionatin botëror në Hawaii, gjë që ia doli. Nuk ka rëndësi si e shikoni, është një marifet i jashtëzakonshëm.
Por njerëzit gjithashtu mund të tregojnë veçantinë e tyre nëse konkurrojnë në një garë matematike ose debati, nëse kanë filluar një biznes në internet në moshën 14-vjeçare, madje edhe nëse kanë shkëlqyer në sportet elektronike. Një shembull tjetër mund të jetë dikush që ka ndërtuar me kujdes një kartë bejsbolli ose koleksion pullash gjatë dekadave me vlerë mijëra dollarë.
Këto janë të gjitha rastet e dikujt që vepron në nivelin më të lartë në një fushë ku ka pasion. Ata kanë treguar përkushtim dhe disiplinë të lartë për të arritur diçka të jashtëzakonshme. Ky është shpesh tipari që ndan lojtarët e kategorisë A nga pjesa tjetër.
INC

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit