-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

SEKRETI I HERONJVE

Më të lexuarat

Bismil-lahi’rr Rrahmani’rr Rrahim
Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Që prej se daton ky ummet, si shoqëri e konstruktuar dhe organizuar nga Profeti Muhammed, shpëtuesi i njerëzimit, paqja dhe mëshira qofshin mbi të, ka dhënë figura dhe në vazhdimësi e bënë këtë, madje edhe tash kur është duke përjetuar ditë të vështira.
Madhështia e këtyre figurave natyrisht se është reflektuar nga madhështia e fesë se tyre. Pra, nuk ka vend për tu çuditur pse ata janë madhështorë, sikur që nuk duhet marrë si jo të natyrshme – në këtë kohë të degradimit shpirtëror, largimit nga feja dhe mbizotërimit të epsheve dhe armikut – shifrën simbolike të tyre.
Gjatë shfletimit të jetës së tyre, hulumtuesi mund të gjejë sekretin e jetës së tyre që i ngriti në këtë shkallë. Sikur ai është “ligji i madhështisë” që patjetër duhet të ekzistojë!
Këtë sekret e gjen tek Ebu bekri, Omeri, Uthmani, Aliu, tek të gjithë sahabet, tek Seid b. Musejjibi, Zuhriu, Omer b. Abdu’l Azizi, Ebu Hanifeja, Maliku, Shafiu, Ahmedi, Ibni Mubareku, Buhariu, Muslimi, Imaduddin Zenkiu, Salahuddin Ejjubi, Kutuzi, Neveviu, Ibni Tejmijje, Ibnu’l Kajjimi, Muhammed b. Abdu’l Vehhabi, Sheukani, Ibni Badisi, Hasan el Benna, Meududi, Ahmed Jasini, Albani, Bin Bazi, e shumë të tjerë deri në ditët tona.
Po fillove të hulumtosh këtë sekret do jesh sikur ai që në natën e errët kërkon gjilpërën në kashtë. Por – falë mirësisë së Allahut – do gjesh njerëz që ta kanë paraprirë, dhe meqë ishin të afërm të tyre, apo patën lidhje në një apo formë tjetër, pas vdekjes së tyre kodifikuan dëshmi dhe shenja, të cilat nëse nuk e shprehin drejtpërdrejtë sekretin, të paktën e aludojnë atë.
Sekreti nuk e ka ruajtur me statusin e sekretit pasi qe librat janë plotpërplot me të por ka mbetur i tillë bazuar në bazën dhe natyrën e tij; ai ehte vepër e fshehtë dhe mund që në të shumtën e rasteve njerëzit nuk mund ta shohin.
Sekreti i atyre heronjve qëndron në raportet e tyre me Allahun. Ata në raport me Të kishin diç të fshehtë, kishin një lidhje që të tjerët nuk e dinin: namaz, lexim kur’ani, lëmoshë, dhiar, dua, lutje, apo çfarëdo e mire tjetër qoftë, të cilën Allahu e do.
Sekreti rreth të cilit bashkohen shumica e heronjve të këtij ummeti del të jetë namazi i natës si dhe leximi dhe meditimi i Kur’anit.
Madhështia dhe të qenit hero është të kesh lidhje të mira me Allahun, lidhje prej së cilës merr forcë çdo lidhje tjetër. Këtu qëndron edhe dallimi ndërmjet atyre që bëjnë punë të ngjashme por që nuk kanë pranim dhe bereqet sikur të tjerët. Sekreti është se tek ai që i pranohet vepra ekziston diç që të tjerët nuk e dinë (lidhja e tij me Allahun).
Shpirti nuk do të mund të jetë dinamik asnjëherë përderisa nuk ka mbushje të cilën sytë e njerëzve se arrijnë dot, mbushja nga e cila do të përçonte jetën, gjallërinë, bukurinë dhe pastërtinë, madje edhe forcën dhe energjinë për mejdanin e jetës.
Si mund ta kuptoj këtë ndryshe ai që mëton epitetin përveçse si:
“ذَلِكَ فَضْلُ اللَّهِ يُؤْتِيهِ مَنْ يَشَاءُ
…Kjo është dhuratë e All-llahut që i jep atij që do…” el-Maideh, 54.
Ka thënë Ikbali (poet):
Në dituri e urtësi me kë të duash mund të shkosh
Por shpërblim nuk ke përderisa në mesnatë të mos rënkosh

Nebil Abdu’l Mexhid en-Neshemijj

Burimi: http://saaid.net/rasael/621.htm
Përshtati: Sedat ISLAMI/sedatislami.wp

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit