0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Scholz: Rusia, jo aq e fortë…!

Më të lexuarat

Pohimi: Gjermania dhe Evropa do ta ndihmojnë Ukrainën!

Nga pikëpamja ushtarake, lufta ruse në Ukrainë është “brutale”, tha kancelari gjerman Olaf Scholz në Bundestag dhe vuri në dukje se Rusia ende nuk është e fortë.

Në frontin e brendshëm, siç pretendon ai, sistemi “represiv” rus tregon shenja të mungesës së forcës, raporton Die Welt.

Scholz theksoi se Gjermania dhe Evropa do ta ndihmojnë Ukrainën për aq kohë sa të munden.

“Nëse presidenti i Rusisë beson se mbështetja jonë do të dobësohet, atëherë ai e ka gabim”, shtoi ai.

Një mesazh për Rusinë

Sipas tij, Gjermania dhe Franca, trekëndëshi i Vajmarit, i gjithë Bashkimi Evropian janë bashkë dhe ky është edhe mesazhi që po i dërgojnë Rusisë me gjithë këto vendime.

Scholz gjithashtu iu referua, siç pretendon ai, “zgjedhjeve të falsifikuara” në Rusi dhe “persekutimit” të opozitës.

“Duke përjashtuar nga zgjedhjet kandidatët presidencialë që nuk kanë perspektiva të mëdha, por mund të marrin shumë vota – asnjë nga këto nuk është një shenjë fuqie”, tha kancelari gjerman përpara samitit dyditor të krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së në Bruksel.

Samiti do të fokusohet ndër të tjera në mbështetjen për Ukrainën, situatën në Lindjen e Mesme, zgjerimin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor dhe tema të tjera si migrimi dhe bujqësia. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit