-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Scholz rreth dërgimit të armëve në Ukrainë: Putini nuk na dha mundësi tjetër, ai vuri në rrezik paqen në Evropë

Më të lexuarat

Duke sulmuar Ukrainën, Rusia ia ka mbyllur të gjitha rrugët vetës me Perëndimin, tha kancelari gjerman, Olaf Scholz.

“Presidenti rus, Vladimir Putin nuk na dha mundësi tjetër”, tha i pari i qeverisë gjermane.

Putin vuri në rrezik paqen në Evropë me një luftë agresive “dhe kjo nuk duhet të jetë kështu. Kjo është arsyeja pse ne po e ndihmojmë Ukrainën”, shtoi kancelari.

Me “projektin revanshist të perandorisë”, presidenti rus “hodhi në ujë parimin e paprekshmërisë së kufijve”, pohoi Scholz.

Ai nuk e komentoi fjalimin e Putinit me rastin e 77-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, pra justifikimin e sulmit ndaj Ukrainës me kërcënimin e NATO-s.

Dy ditë pas sulmit rus, Gjermania i dha fund kohës së mos dërgimit të armëve në zonat e konfliktit. Dy javë më parë edhe qeveria e Berlinit miratoi dërgimin e armëve të rënda.

Për momentin, Gjermania planifikon të dërgojë sisteme të blinduara kundërajrore Cheetah dhe Howitzer me një distancë prej 40 kilometrash në Ukrainë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit