-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

“Save the Children”: Afro 21 mijë fëmijë janë të zhdukur në Gaza

Më të lexuarat

“Rreth 17 mijë fëmijë janë ndarë nga familjet e tyre ose janë zhdukur të pashoqëruar në Gaza. Rreth 4 mijë fëmijë mendohet të jenë nën rrënoja, në varre masive ose në varre pa emër”

Organizata ndërkombëtare joqeveritare me qendër në Britani të Madhe, “Save the Children” njoftoi se rreth 21 mijë fëmijë palestinezë janë zhdukur në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e “Save the Children” thuhet se numri i fëmijëve të ndarë nga familjet e tyre është rritur për shkak të sulmeve në rritje të Izraelit në Rafah, në jug të Gazës, dhe ata që mbrojnë fëmijët e pambrojtur po vihen nën presion.

“Rreth 17 mijë fëmijë janë ndarë nga familjet e tyre ose janë zhdukur të pashoqëruar në Gaza. Rreth 4 mijë fëmijë mendohet të jenë nën rrënoja, në varre masive ose në varre pa emër”, theksohet në deklaratë.

Më tej thuhet se një numër i panjohur fëmijësh u arrestuan dhe mund të ishin nxjerrë nga Gaza. Trupat e atyre që u varrosën nën rrënoja ose u dogjën për vdekje në tenda gjatë sulmeve izraelite, identifikimi është bërë i vështirë, tha organizata.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, më shumë se 15 mijë fëmijë u vranë në sulmet izraelite dhe se gati gjysma e tyre nuk mund të identifikoheshin.

Ka patur shenja torture mbi fëmijët e varrosur në varreza masive. “Që nga 9 qershori rreth 250 fëmijë të Bregut Perëndimor janë zhdukur në sistemin e paraburgimit izraelit. Familjet e tyre nuk janë në gjendje të konfirmojnë vendndodhjen ose kushtet shëndetësore të fëmijëve të tyre për shkak të kufizimeve të vendosura për vizitat në tetor”, thuhet në deklaratë.

Në Kombet e Bashkuara (OKB) janë raportuar raste të shumta për keqtrajtim, zhdukje me forcë dhe ndalime masive në paraburgim.

/AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit